1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Obama Konjunkturprogramm

9 Shtator 2011

Barack Obama ka dëshmuar edhe një herë se sa i aftë është për të luftuar edhe në kohëra të vështira. Për dallim nga koha e reformës shëndetësore dhe debati për borxhet, kësaj radhe e mori inicitivën vetë

https://p.dw.com/p/12W5G

Kjo ishte shumë e domosdoshme, pa dyshim. Papunësia në SHBA është 9,1 %, ndërsa frika nga recesioni po shtohet. Obama ka propozuar një tufë masash për të dalë nga  kriza. Punëdhënësit dhe punëmarrësit duhet të paguajnë më pak sigurime sociale. Tatimet në rroga duhet të ulen, infrastruktura të përmirësohet, shkollat të meremetohen dhe të punësohen më shumë mësues.

Propozim i arsyeshëm

Në këtë paket ligjore mund të gjesh për të gjitha ngapak - për konservatorët dhe për demokratët. Komiteti i Kongresit duhet të hartojë deri në nëntor masat konkrete për uljen e deficitit buxhetor. Programi i Obamës do të kushtojë rreth 450 miliardë dollarë. Janë këto propozime të arsyeshme, që nuk do të duhej të bllokoheshin nga askush. Por për momentin ky është problemi kryesor në Uashington, sepse arsyeja më nuk është ndonjë argument. Vetë Obama e quajti gjendjen aktuale si një "cirk politik" dhe një luftë permanente zgjedhore. Politikanët kujdesen tani shumë pak për të mirën e vendit

Sfondi

Por edhe vetë presidenti Obama nuk është i lirë nga mendimet në sfond. Përkundrazi, sepse për 14 muaj në SHBA zhvillohen zgjedhjet e reja presidenciale. Rezultatet e tij në sondazhet e fundit janë të dobëta. Ekonomia dhe papunësia janë problemet më të mëdha që do të dominojnë edhe fushatën elektorale. Me fjalimin e tij dhe propozimet konkrete, Obama hap mundësinë që të tregojë me gisht drejt të tjerëve, në qoftë se nuk miratohet asgjë, apo miratohen shumë pak gjëra nga ligji i propozuar. Duket cinike, por ai mund të spekulojë me këtë mundësi. Nga kjo mund të ketë madje edhe përparësi.

Propozimet janë të mira dhe të domosdoshme, për nxjerrjen e shpejtë të ekonomisë nga balta. Por ato nuk mjaftojnë, sepse ekonomia amerikane është futur tepër thellë në baltë, për shkak të shpenzimeve të panevojshme, mungesës së rregullit dhe financimit të dy luftërave. Për këto duhen më shumë se 450 miliardët e propozuar. Por këto masa mund të mjaftojnë për fushatën elektorale.

Autor: Christina Bergmann

Redaktoi: Mimoza Kelmendi