1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Nё frymёn e Martin Lutherit tek Papa

6 Shkurt 2017

Evangjelistёt nё grup shkojnё tё hёnёn (06.02) nё Vatikan. Njё delegacion i nivelit tё lartё tё evangjelistёve nga Gjermania, vendi i reformaconit, ёshtё i ftuar nё Vatikan.

https://p.dw.com/p/2X1Wh
Papst Franziskus und Nikolaus Schneider in Vatikan
Fotografi: picture alliance/AP Photo

Ky takim ёshtё spektakolar – nё sfondin e gjallёrimit ikumenik gjatё 20 viteve tё fundit. E nisur nga koha kur zhvillohet pikёrisht nё fillim „tё vitit tё reformacionit" 2017 takimi i protestantёve me Papёn fiton edhe mё shumё rёndёsi.

Kryetari i Kёshillit tё kishёs evangjeliste nё Gjermani, (EKD), Heinrich Bedford-Strohm, nё prag tё takimit shprehu shpresёn, qё „ne do ta thellojmё frymёn e besimit dhe vlerёsimit reciprok mes konfesioneve dhe mund ta sjellim atё nё nivelin e kishёs botёrore". Gjithashtu ai shpreson, qё „bashkё mund tё mendojmё, se ҁfarё hapash konkretё mund tё ndёrmarrim pёr unitetin ". Njё bindje, kjo qё ka shumё rёndёsi pёr Papa Franҁeskun krahasuar me paraardhёsit e tij.

"Takime si vёllezёr"

Bedford-Strohm e njeh Franҁeskun dhe mёnyrёn e tij tё hapur tё komunikimit. Nё prill 2016 ipeshkvi evangjelist nga Bavaria ishte pёr vizitё nё shtёpinё papale tё pritjes Santa Marta, ku foli pёr rreth njё orё me Franҁeskun. "Ne u takuam si vёllezёr. Kjo tё jep shpresё ", tha ai nё fund tё bisedёs. E kur papa Franҁesku nё dhjetor mbushi 80 vjeҁ, Bedford-Strohm nё kartolinёn e tij tё urimit u shpreh me „respekt dhe mirёnjohje tё thellё " pёr mёnyrёn se si papa e kryen detyrёn e tij.

Nuk ёshtё hera e parё qё protestantёt gjermanё shkojnё nё Vatikan. Por edhe 506 vjet pas udhёtimit tё njё murgu tё ri gjerman me emrin Martin Luther nё shtetin e kishёs, i cili disa vjet mё vonё u ngrit kundёr sistemit katolik dhe mёsimeve tё fesё, vizitat e evangjelistёve nё Vatikan janё diҁka e veҁantё.

Papa nga bota e largёt

Ndoshta duhej njё papё nga njё vend jo europian, pёr ta kthyer tё qenit zyrtarisht kundёrshtarё mes katolikёve dhe protestantёve nё njё bashkekzistencё plot respekt reciprok mes bёsimtarёve kristian. Pas e lёnё nё hije mendimin e mёsimit katolik, papa Franҁesku thekson vazhdimisht nё tё gjitha kontaktet e tij tё pёrbashkёtata mes kёtyre grupimeve fetare. Ai ёshtё takuar gjatё shumё udhёtimeve me drejtues tё besimit evangjelist, me babptistё, me lutheranё. Nё ditёn e reformacionit me ftesё tё shoqatёs sё lutheranёve papa shkoi nё Lund tё Suedisё mё 2016 pёr tё marrё pjesё nё njё shёrbesё fetare me raastin e hapjes sё jubileut tё reformacionit. Nё tetor pёrfaqёsues tё EKD-sё dhe tё Konferencёs Ipeshkvnore gjermane udhёtuan bashkarisht nё sitet e shenjta nё Izrael dhe nё Palestinё. Mё 11 mars nё Hildesheim zhvillohet njё "shёrbesё ikumenike lutjesh dhe pajtimi".