1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Nxitje e burimeve alternative të energjisë elektrike

Odise Kote / Gjirokastër14 Mars 2008

Qeveria shqiptare po nxit kompanitë e mëdha për të investuar në lëmi të energjetikës, kryesisht në burimet alternative të prodhimit të energjisë elektrike.

https://p.dw.com/p/DOVs
Impiant për prodhimin e energjisë elektrike nga era
Impiant për prodhimin e energjisë elektrike nga eraFotografi: AP

Sigurimi burimeve alternative të energjisë elektrike është një nga sfidat e ekonomisë shqiptare për zhvillimin ekonomik të vendit. Me një investim prej 80 milionë eurosh, kompania shumëkombëshe Power AEB energy, do të ndërtojë në jug të Shqipërisë impiantin e kullave ventiluese indike që shndërrojnë energjinë që përftohet nga era në energji elektrike. Kullat do të vendosen në kreshtën e malit Bureto në kufirin shqiptaro-grek dhe do të kenë një lartësi 67 metrash.

Impianti prodhimit të energjisë elektrike do të hyjë në sistemin e rrjetit shpërndarës përmes hidrocentralit të Bistricës. Investimi në këtë lëmi është mënyra e drejtë për të përballuar sfidën e zhvillimit të shpejtë të vendit.

Ndërtimi impiantit të prodhimit të energjisë elektrike përmes shfrytëzimit të energjisë së erës është edhe një alternativë e rëndësishme ekologjike për rajonin jugor të vendit, mjaft të ndotur e që dëshiron të zhvillojë me shpejtësi turizmin.

Investimet në lëmi të hidrokarbureve dhe energjetikës nxiten e vlerësohen nga qeveria shqiptare për të përshpejtuar rrugën e daljes nga tranzicioni i gjatë, si dhe për të përballuar sfidat e zhvillimit ekonomik
të vendit.