1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Nuk ka arsye për vetëkënaqësi në krizën e borxheve

25 Dhjetor 2011

Ekspertët e ekonomisë paralajmërojnë se kriza nuk është kapërcyer dhe kërkojnë zbatimin e shpejtë të vendimeve të takimit të fundit të BE-së.

https://p.dw.com/p/13Z3m
Hessen/ ARCHIV: Ein Demonstrant, der sich eine Dollarnote ueber den Mund geklebt hat und einen aufgeklebten Barcode auf seiner Stirn traegt, steht in Frankfurt am Main waehrend einer Demonstration unter dem Motto "Banken in die Schranken" vor dem Gebaeude der Europaeischen Zentralbank (EZB) (Foto vom 12.11.11). Am Ende des Jahres 2011 ist in der Innenpolitik vieles nicht mehr, wie es zu Jahresbeginn war. Die Wehrpflicht ist abgeschafft, eine Kehrtwende in der Energiepolitik vollzogen, es gibt einen Ministerpraesidenten der Gruenen. Vor allem aber hielt die Euro-Rettung die Politiker in Atem. Ein politischer Jahresrueckblick von A bis Z. (zu dapd-Text) Foto: Michael Probst/AP/dapd
Fotografi: dapd

Disa institute të rëndësishme kërkimore në fushën ekonomike  nuk shohin asnjë arsye për vetëkënaqësi në krizën e borxheve të eurozonës. Drejtori i Institutit të Hamburgut për Ekonominë Ndërkombëtare (HWWI), Thomas Straubhaar, paralajmëroi të dielën (25.12.) se kriza nuk është kapërcyer, përkundrazi, ajo edhe mund të "përshkallëzohet më tej".

14.07.2009 DW-TV MIG Made in Germany thomas straubhaar
Thomas StraubhaarFotografi: DW-TV

Presidenti i Institutit për Kërkime Ekonomike (RWI) në Essen, Christoph M. Schmidt, kërkoi zbatimin e shpejtë të vendimeve të takimit të fundit të BE-së. Por sipas tij nuk duhet: "të lihet pa vënë re se masat e miratuara vlejnë kryesisht për përmirësimin afatgjatë të kushteve. Ato mund të kenë vërtetë një efekt qetësues në gjendjen e tanishme, por me to nuk janë zgjidhur problemet akute të disa shteteve." Schmidt kërkoi prej qeverisë federale që ajo "t'u sinjalizojë bindshëm partnerëve të saj evropiane se këmbëngulja gjermane për parimet nuk e rrezikon të tërë projektin evropian."

04.03.2009, Berlin, Christoph M. SCHMIDT, Prof. Dr., [neues] Mitglied des Sachverstaendigenrat zur Begutachtung der gesamtwirtschaftlichen Entwicklung, Praesident des Rheinisch-Westfaelischen Intsituts fuer Wirtschaftsforschung, RWI, Essen, aufgenommen auf dem Reichstagsgelaende,
Christoph M. SchmidtFotografi: picture alliance

Ish-presidenti i Institutit për Kërkime Ekonomike Halle (IWH), Ulrich Blum, i kërkoi qeverisë federale një kurs të qartë kursimesh. Aktualisht, Gjermania nuk është "model" për vendet e tjera të euros, kritikoi Blum  në një intervistë për agjencinë e lajmeve DAPD. Ai tha se huamarrja duhet të reduktohet.

Blum shtoi se të ashtuquajturat euro-obligacione ose blerja e obligacioneve shtetërore nga Banka Qendrore Evropiane duhet "të mbeten në rastin më të mirë një fenomen kalimtar."

Sipas Straubhaar, Drejtori i Institutit të Hamburgut për Ekonominë Ndërkombëtare, edhe në rastin e një bashkimi fiskal arka do të jetë e përbashkët, pra edhe në këtë rast vendeve më të dobta apo atyre të zhytura në borxhe do t'u jepen kredi dhe në këtë rast nuk ka shumë rëndësi nëse ato quhen "fonde për shpëtimin apo euro-obligacione."

Instituti Gjerman për Kërkime Ekonomike (DIW) pret në fillim të vitit të ri një rënie "të lehtë të ecurisë ekonomike" në Gjermani. Më pas pritet që gjendja të qetësohet tha kryetari i këshillit drejtues të DIW-it Gert Wagner. Parakusht është megjithatë "që politika ta vërë shpejt nën kontrroll krizën e euros". Wagner kritikoi në të njëjtën kohë, tregjet financiare në të cilat "vazhdon ende të ketë mungesë arsyeje dhe shumë histeri". Mbetet të "shpresojmë se së shpejti do të kthehet më shumë seriozitet dhe qartësi." - tha Gert Wagner kryetari i këshillit drejtues të DIW-it.

Autor: Jörg Säuberlich
Redaktor: Pandeli Pani