1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Nuk duhet humbur kohë - Një vit pas pavarësisë Kosova ka shumë për të bërë

Fabian Schmidt17 Shkurt 2009

Si sot para një viti (17.2.2008) Kosova shpalli pavarësinë. Kosova është në këtë mënyrë shteti i fundit që pasoi nga ish-Jugosllavia. Por Kosova është e fundit edhe sa u përket reformave.

https://p.dw.com/p/Gvta


Kosova është mësuar të jetë e fundit. Në mes të viteve 90-të, kur shtetet pasuese të ish-Jugosllavisë e kishin fituar prej kohësh pavarësinë, në Kosovë mbretëronte ende një konflikt që kishte ngecur në vend - pa perspketivë për zgjidhje. Kur në Kosovp filloi para 10 vjetësh lufta në Bosnje-Hercegovinë kishte katër vjet që kishte nisur rindërtimi, Kroacia ishte shndërruar në një treg në ekspansion dhe Sllovenia kishte filluar bisedimet për anëtarësim në BE. Vende të tjera ish-socialiste të Evropës Qendrore ishin bërë ndërkohë anëtare të BE-së.


Shteti i Kosovës mbush tani 1 vjeç ndërkohë që shumica e shteteve të tjera pasuese të ish-Jugosllavisë festojnë këtë vit jubileun e 18-të. Shpërbërja e Jugosllavisë filloi para 20 vjetësh – paradoksalisht pikërisht në Kosovë. 20 vite të humbura. Gjatë kësaj kohe u rrit një brez i tërë, i cili nuk gëzoi shkollim të mjaftueshëm. Shkollat e shtetit parale ishin në shumicën e tyre të pajisura keq, dhe nuk u përgjigjeshin kërkesave të tregut të sotëm të punës.


Universitetet prodhojnë në radhë të parë sutendtë të indoktrinuar politikisht që diplomohen në shkencat shoqërore. Po tregu i punës ka nevojë për specialistë të kualifikuar. Pas përfundimit të luftës ngritja e sistemit shkollor filloi nga e para. Kosova është sot shoqëria me popullsinë më të re të Evropës, por me nivelin më të ulët të arsimimit. Shumica e personave të kualifikuar janë larguar nga rajoni.


E pra nuk duhet humbur më kohë, sidomos në kohën e krizës globale. Ngurrimet kanë zgjatur tepër. Bisedimet për statusin nën drejtimin e Martti Ahtisaari-t dhe Wolfgang Ischinger-it e mbajtën Kosovën shtërnguar për dy vjet me radhë – një kohë në të cilën politikanët e Kosovës debatonin me qejf për pavarësinë e saj duke tërhequr kështu edhe vëmendjen, por pa iu përveshur vërtet problemeve të jetës së përditshme. Pas shpalljes së pavarësisë kaloi thuajse një vit deri sa misioni i EULEX-it ishte vërtet i gatshëm për t'u vendosur në Kosovë. Një nga shkaqet qe bllokada e mandatit të EULEX-it në Këshillin e Sigurimit. Por edhe kjo nuk duhet të merret si justifikim për mosveprimin.


Tani ka ardhur koha për t'iu përveshur me vendosmëri reformave të domosdoshme në të gjithë sektorët e shoqërisë dhe për të mos u paralizuar prej konflikteve që vazhdojnë ende në veri. Kosova ka nevojë për investitime. Investitorët kanë nevojë për siguri ligjore. Për këtë duhet që sistemi i drejtësisë dhe kadastrat të bëhen transparente dhe të funksionojnë si duhet. Korrupsioni është helm për investimet dhe sektori i punonjësve civilë duhet të veprojë me vetbesim dhe i pavarur prej koniunkturave politike, për t'u imunizuar prej ndikimit politik.


Përvoja e shteve të tjera evropiano-lindore ka treguar, se për reformat nevojiten dekada. Sa më tepër t'ia kalosh përgjegjësinë të tjerëve, aq më shumë zgjat kjo. Bosnja është shembulli më i qartë për këtë. Kosova duhet të nxjerrë mësime nga këto përvoja dhe t'i kundërvihet tundimit për t'ia kaluar përgjegjësinë bashkësisë ndërkombëtare dhe EULEX-it. Brezi i ri i Kosovës është i aftë dhe i fuqishëm. Ai mund t'ia dalë mbanë.