Nota të mira për marrëdhëniet gjermano-ruse
15 Nëntor 2012Për herë të parë që nga rizgjedhja e Vladimir Putinit më 16 nëntor zhvillohen sërish konsultimet qeveritare gjermano-ruse. Kancelarja gjermane Angela Merkel do të takohet me presidentin rus në Moskë. Me të ajo do të marrë pjesë edhe në një takim të forumit të shoqërisë civile "Dialogu i Petërsburgut", i cili po mbahet në të njëjtën kohë në kryeqytetin rus.
Ndryshimet në marrëdhëniet ruso-gjermane pas kthimit të Putinit në Kremlin shumica e njerëzve në Rusi nuk i shohin. Kështu 54% mendojnë se marrëdhënia dypalëshe ka mbetur e njëjtë. 18 për qind vërejnë një përmirësim, vetëm tre për qind përkeqësim. Këtë tregon sondazhi i fundit i Deutsche Welles për Rusinë. Për këtë zyra ukrainase e institut të hulumtimit të tregut dhe opinionit IFAK me porosi të redaksisë ruse të Deutsche Welle intervistoi 1.000 rusë në tetor 2012.
Në fakt shumica, ashtu si edhe në vitin e kaluar, i vlerëson marrëdhëniet gjermano-ruse si pozitive. 25 për qind e rusëve i vlerësojnë marrëdhëniet mes dy vendeve në tetor 2012 si miqësore. Vitin e kaluar ishin pak më pak 24 për qind. 37% i konsiderojnë marrëdhëniet aktuale si marrëdhënie partneriteti, tri pikë përqindje më pak se vitin e kaluar (40 për qind). 20 për qind i vlerësojnë marrëdhëniet si neutrale, gjashtë pikë përqindje më shumë se në vitin 2011 (14 për qind). Vetëm tre përqind mendojnë se marrëdhënia dypalëshe ështe e tensionuar, apo edhe armiqësore. Një vit më parë ishin gjashtë për qind.
Putini mesa duket jo vetëm që arrin të pozicionohet si garanci për stabilitetin e brendshëm. Në sytë e rusëve ai siguron marrëdhënie të sigurta dhe të qëndrueshme me Gjermaninë, si partnerin kryesor evropian të Moskës.
Pothuajse një ndër tre të anketuar (31 për qind) besojnë se Rusia shihet në Gjermani si një partner i besueshëm strategjik. Vetëm 11 për qind besojnë se Rusia konsiderohet si një superfuqi e të papriturave me ambicie imperialiste. Megjithatë 28 për qind e rusëve kanë frikë se vendi i tyre shihet nga Gjermania vetëm si një burim lëndësh të para të lira dhe fuqie pune të kualifikuar.
Gjermania është për shumë rusë një destinacion turistik tërheqës. Këtë mendim kanë 57 për qind e të anketuarve. Vetëm për një pakicë prej 14 për qind luajnë një rol për udhëtimin arsyet profesionale, të tilla si udhëtime biznesi, studimi, apo puna. Një shumicë e qartë prej 77 për qind e sheh Gjermaninë si një destinacion pushimi. 16 për qind do të shkonin në Gjermani për të vizituar miqtë dhe familjen. Vetëm katër për qind e shohin Gjermaninë si vend për të emigruar.
Nga një regjim pa viza do të përfitonon kryesisht rusët, që shkojnë në pushime. Prej kësaj mund të përfitonte në mënyrë të konsiderueshme edhe ekonomia gjermane, veçanërisht industria e turizmit.