1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Njohja e pavarësisë varet nga vendimi i OKB-së

Vera Katana / Podgoricë19 Shtator 2008

Qeveria e Malit të Zi do të shprehet për njohjen e pavarësisë së Kosovës pasi Kombet e Bashkuara të marrin vendimin për kërkesën e Serbisë.

https://p.dw.com/p/FLJd
Podgorica
PodgoricaFotografi: AP

Qeveria e Malit të Zi do të shprehet për njohjen e pavarësisë së Kosovës pasi Kombet e Bashkuara të vendosin nëse do të përkrahin kërkesën e Serbisë që Gjykata Ndërkombëtare Drejtësisë të vlerësojë legalitetin e shpalljes së pavarësisë së Kosovës.


Sipas Mediave montenegrinase, nëse Asambleja e Përgjithshme e OKB-së diskuton për këtë çështje dhe nëse hedh poshtë kërkesën e Serbisë, qeveria e Malit të Zi do ta njohë pavarësinë e Kosovës në një “perspektivë të afërme ”.

Në rast se Asambleja e Përgjithshme e OKB-së pranon që të përfshihet Gjykata Ndërkombëtare qeveria malazeze me siguri do të presë vendimin e kësaj gjykate, ka thënë një burim i qeverisë malazeze .

Duke komentuar këtë mundësi Zhivorad Kovaceviq, kryetari i lëvizjes evropane të Serbisë thotë se kjo strategji e qeverise malazeze është e mirë. “Nuk është keq. Me këtë gjë është gjendur një mbështetje për tu arsyetuar për cfarëdo vendimi që do të merrret ."