1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Një vit pas masakrës në Mynih

Një vit më parë, një nxënës vrau në gjendje amoku në një qendër tregtare në Munih nëntë vetë. Këtë të shtunë u zhvillua një ceremoni pëkujtimore për viktimat.

Më 22 korrik 2016, 18-vjeçari David S. vrau me armë nëntë vetë si dhe veten në qendrën tregtare Olimpia në Mynih. Në përvjetorin e parë të këtij krimi, këshilli i qytetit, qeveria dhe parlamenti i landit si dhe të afërmit e viktimave u mbloshën në një ceremoni përkujtimore. Në vendin e ngjarjes përballë qendrës tregtare u përurua një monument kushtuar viktimave. Monumenti përkujtimor "Për ju" përbëhet nga një pemë gingkoje, e cila rrethohet nga një unazë çeliku dy metra të lartë. Në unazë janë vendosur nëntë gurë, me emrat dhe fotografitë e viktimave.

Përveç kryebashkiakut Dieter Reiter në ceremoni morën pjesë edhe kryeministri i landit Horst Seehofer dhe presidentja e parlamentit të landit Barbara Stamm. "Masakra një vit më parë goditi gjithë Bavarinë", tha Seehofer.

Nga radhët e anëtarëve të viktimave foli i vëllait Armela Segashit, Arbnor Segashi. 14-vjeçarja Armela ishte e para e nëntë viktimave.

Sipas hetuesve i sëmuri mendor David S. kishte vite që përballej me dhunë psikologjike dhe lëndime personale. Po ashtu sipas hetimeve vepra e tij duhet të ketë pasur gjithashtu motive racore. Në këtë konkluzion hetuesit kanë arritur pas analizës së chat-it të dorësit. Sipas hetimeve David S. i kishte planifikuar veprimet e tij sipas modelit të ekstremistëve të djathtë dhe i motivuar nga atentati masi i norvegjezit Anders Breivik. Nxënësi e kreu veprën e tij në përvjetorin e pestë të veprës së Breivikut.