1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Një lidhje e gjatë e pa dashuri para fundit

Marrëdhënia e BE-së me Turqinë nuk ka qenë në krizë që nga koha e puçit ushtarak në korrik. Negociatat e anëtarësimit kanë ngecur që prej 10-vjetësh. Tani Parlamenti Europian ngrirjen e negociatave të Turqisë me BE.

Me shumicë të qartë, Parlamenti Europian votoi të enjten (24.11) ngrirjen e negociatave të anëtarësimit. Reagimi i PE vjen pas valës së arrestimeve e pushimeve nga puna në Turqi, pas puçit ushtarak në Turqi, në korrik. Rezoluta nuk është e detyrueshme për shtetet anëtare të BE-së.

Përpjekja e Turqisë për afrim me BE-në është një dramë politike me shumë akte. Nga viti 1959 -viti i kërkesës për anëtarësim deri në fillimin e negociatave të anëtarësimit kaluan 46 vite. Në vitin 2005 filluan negociatat. Shqetësimet e BE-së për Turqinë myslimane, të varfër dhe  të huaj për europianët kaluan në plan dytësor. 11 vite më pas sipas qëndrimit të BE-së, Turqia po largohet sërish nga rruga europiane. Demokracia po thërrmohet në duart e presidentit autokrat, Recep Tayyip Erdogan. Në vitin 2005 faktor shprese, ishte kryeministër, ai që sot shkakton kokëçarje, Erdogan.

Në vitin 2003, Erdogan, një islamist i moderuar u zgjodh kryeministër. Ai e reformoi Turqinë, qëllimi i tij ishte që Turqia të rritej ekonomisht në rrugën drejt Europës. Erdogani dhe BE bënë kompromise për të mundësuar negociatat e anëtarësimit. Çështja e tërheqjes së turqve nga ishulli i Qipros u ngri, ndërkohë që Erdogan ndoqi një kurs pajtues me kurdët. Në BE forcat promotore të Turqisë ishte kancelari gjerman, Gerhard Schröder dhe kryeministri i atëhershëm britanik, Tony Blair.

Ataturku ëndërronte për Turqinë europiane

Por rruga e Turqisë drejt Europës ka filluar shumë më herët se viti 2005. Themeluesi i shtetit turk, Mustafa Kemal Ataturk ka qenë që në vitin 1923 i entuzuazmuar nga "civilizimi europian". Ai u përpoq me metoda, sot të kontestuara, të linte pas trashëgiminë osmane, të ndante shtetin nga feja dhe të vinte në themelet e Turqisë vlerat europiane. Turqia drejt Europës është trashëgimia e Ataturkut.

Në vitin 1952 Turqia u bë anëtare e NATO-s. SHBA kishte nevojë për Turqinë në një pozicion të rëndësishëm gjeostrategjik kundrejt Bashkimit të atëhershëm Sovjetik. Ndërsa në vitin 1964 Bashkësia Ekonomike Europiane dhe Turqia nënshkruan "marrëveshjen e asociimit", që deri në vitin 1996 përfundoi në një union doganor. Lidhjet ekonomike mes BE-së dhe Turqisë u forcuan edhe më shumë.

Anëtarësim apo partneritet i privilegjuar?

Por kriza erdhi shpejt. Që në vitin 2006 negociatat e anëtarësimit u vështirësuan, sepse pala turke refuzon deri më sot, të lejojë ankorimin e anijeve apo avionëve qipriotë në Turqi. Sipas të dhënave të Komisionit Europian vetëm në tre kapituj jo kryesorë nga 35 gjithsej përparime. Asnjë kapitull nuk është mbyllur, pa u zgjidhur çështja e Qipros. Politikisht qeveritë konservatore të Gjermanisë, Francës, Holandës nuk janë pro anëtarësimit, por për "partneritet të privilegjuar" për Turqinë.

Në vitin 2012, kryeministri turk, Rexhep Taip Erdogan tha për CNN, se "ne do të presim deri në një pikë të caktuar. Por kur kjo pikë të kalojë, atëherë do të marrim vendime." Erdogan ndjehet i anashkaluar nga BE dhe ka bërë thirrje për një referendum për anëtarësimin. "Po qe se ata nuk na duan, le ta thonë hapur, dhe të marrin vendimet përkatëse", tha Erdogan së fundmi për gazetën "Hurriyet". Ndërkohë edhe liberalizimi i vizave me Turqinë nuk po merr Po-në e BE-së. BE kërkon ndryshimin e ligjeve të antiterrorit, por kjo nuk pritet, pas puçit zhvillimet kanë marrë rrugën e kundërt, aq sa Erdogan mendon për rivendosjen e ligjit me vdekje. Sipas BE-së kjo ëshët vija e kuqe që do të sillte menjëherë fundin e bisedimeve të anëtarësimit. Por fundi do të kërkonte vendimin e njëzëshëm të krerëve të shteteve të BE-së. Vetëm Austria kërkon hapur ndërprerjen e plotë të bisedimeve të anëtarësimit me Turqinë.