Mediat në Maqedoni
23 Tetor 2013Gazetari Tomislav Kezarovski, sot gazetar i së përditshmes "Nova Makedonija" informoi në një nga numrat e gazetës "Reporter 92", ku ai punonte më parë, për një vrasje, më saktë për një dëshmitar në këtë delikt. Ai publikoi protokollin e hetimit të dëshmitarit Zlatko Stipjanecot, të cilit ai i dha emrin Zlatko nga Stipe. Për drejtësinë dëshmitari i mbrojtur kishte emrin "Breza". Rasti i vrasjes daton nga viti 2008, hetimi në nëntor të 2008-s, ndërsa publikimi i protokollit disa javë më vonë. Dy persona u dënuan me heqje lirie,12 vjet bazuar në të dhënat e Brezës. Instancat e tjera më të larta e shfuqizuan vendimin, pasi "Breza" i tërhoqi deponimet e tij. Dëshmitari deklaroi se inspektorë të shërbimit sekret UBK e kishin detyruar të kalonte si dëshmitar i mbrojtur, ata i kishin dhënë edhe një tekst që duhej të mësonte përmendësh për gjykatësit.
Në Maj u arrestua gazetari Kezarovski nën akuzën se ka bërë publike të dhënat e një dëshmitari të mbrojtur. Ai u akuzuar dhe tashmë është dënuar me 4 vjet e gjashte muaj heqje liri. Komiteti i Helsinkit në Maqedoni e sheh këtë si një të dhënë kuptimplote, që Kezarovski nuk u arrestua e dënua atëherë në vitin 2008. Sipas kësaj instance "ky dënim kaq i lartë i përgjigjet dyshimit tonë se ky rast fsheh një sfond tjetër".
Reagime ndërkombëtare
Dënimi i Kezarovskit shkatoir një rrebesh kritikash nga partitë politike, tek organizatat jofitimprurëse e PEN-Klubi i Maqedonisë. Dunja Mijatoviç e ngarkuara për lirinë e medias në OSBE u shpreh e shokuar pas këtij dënimi. "Ky dënim kaq i ashpër është një zhvillim shqetësues, një mesazh i qartë censurimi ndaj gazetarëve të tjerë". Edhe seksioni gjerman i organizatës "Reporterë pa kufi" shprehet se ky vendim është "një sulm i ashpër ndaj lirisë së shtypit në Maqedoni". Drejtuesi i këtij seksioni, Christian Mihr shprehet se "Dënimi i lartë për Tomislav Kezarovskin është sipas mendimit tonë plotësisht i pabazuar dhe ai shërben për të trembur gazetarët kritikë në Maqedoni."
Edhe Antoine Harry përgjegjëse për Ballkanin në qendrën e "Reporterëve pa kufi" në Paris shprehet se mund të jetë "me pasoja për lirinë e shtypit në Maqedoni si ashpërsia ashtu edhe dënimi joproporcional."