1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Europarat Menschenrechte

29 Prill 2010

Respektimi i të drejtave të njeriut në Evropë është tradicionalisht temë e rëndësishme e Këshillit të Evropës në Straßburg. Komisari evropian për të drejtat e njeriut për bilancin e zymtë të raportit të këtij viti.

https://p.dw.com/p/N9SL
Komisari i Këshillit të Evropës për të drejtat e njeriut, Thomas HammarbergFotografi: picture-alliance/dpa

Përveç Gjykatës së lartë për të drejtat e njeriut atje ndodhet edhe Sekretariati i Përgjithshëm për të drejtat e njeriut, i cili për çdo vit përpilon një raport mbi gjendjen e të drejtave të njeriut në 47 vendet anëtare. Kriza financiare ndërkombëtare preokupon edhe Sekretariatin e Përgjithshëm Evropian për të drejtat e njeriut dhe drejtuesin e saj Thomas Hammarberg. Nga Straßburgu ai ka arritur të vërejë gjatë muajve të kaluar një lidhje të ngushtë mes të drejtave të njeriut dhe rrënimit kërcënues të bankave dhe shteteve:

"Shtetet evropiane nuk kanë më aq shumë para në dispozicion, për shkak se qeveritë u desh të mbështesin bankat, që ndodheshin në kolaps. Këto para tani mungojnë në buxhetin shoqëror dhe kjo ndikon po ashtu në politikën e refugjatëve dhe në trajtimin e pakicës rome.

Romët e kthyer përfundojnö në kampe"

Tag der Roma
Romët kthehen në kushte shumë të vështiraFotografi: Mirsad Camdzic

10 deri në 12 milionë romë jetojnë në Evropë, shumica e tyre në juglindje: në Hungari, Rumani dhe në Ballkan. Qindra-mijëra prej tyre gjatë viteve të kaluara janë zhvendosur në drejtim të perëndimit. Megjithatë në vend që të gjejnë kushte më të mira jetese, ata kanë hasur para së gjithash në një refuzim të vrazhdë, thotë Hammarberg. Para së gjithash vendimi i qeverisë gjermane, që gjatë katër viteve të ardhshme të dëbojë të gjithë romët e Kosovës, është i pakuptueshëm për komisarin për të drejtat e njeriut. Të gjitha këto janë sinjale alarmuese për zotin Hammarberg:

"Ne flasim këtu për dhjetë mijë njerëz. Unë kam qenë disa herë në Kosovë, i kam parë kushtet, në të cilat kthehen këta njerëz. Për mua është plotësisht e qartë se Kosova nuk mund të pranojë si duhet këta njerëz. Vendet e pasura evropiane si Gjermania, Suedia, Austria, Zvicra do të duhej të jenë më shumë të kujdeseshim për fatin e pakicës rome."

Hammaberg thotë se ai nuk i injoron problemet si vjedhja, apo kriminaliteti i organizuar. Por gjatë luftimit të këtyre dukurive duhet të ndiqen autorët dhe mbështetësit e tyre e jo një grup i caktuar etnik.

Immigranten vor deutscher Ausländerbehörde
Emigrantë para zyrës së t ë huajve në HamburgFotografi: dpa

Hammarberg: BE ka ashpërsuar politikën e migracionit që prej krizës financiare

Në përgjithësi komisari për të drejtat e njeriut kritikon Bashkimin Evropian për politikën e tij të migracionit dhe refugjatëve. Që prej fillimit të krizës financiare ajo në sytë e tij po bëhet gjithnjë e më e pamëshirshme dhe e ashpër:
"Gjithnjë e më shumë njerëz mbyllen në burgjet për dëbim. Numri i tyre sa vjen e rritet. Ne i burgosim njerëzit, vetëm pse ata vijnë këtu që të jetojnë dhe të punojnë. Kjo është jonjerëzore, kjo nuk është politikë e mirë."

Sipas të dhënave të Entit Evropian të Statistikave gjatë vitit të kaluar 280 mijë refugjatë kanë kërkuar azil në Evropë. Çdo i katërti prej tyre është njohur të paktën si refugjat, por vetëm një pjesë e vogël e tyre ka arritur të fitojë edhe statusin e vërtetë të azilit. Ministria e brendshme në Austri ka kërkuar, që azilkërkuesit të internohen menjëherë në kampe. Në Holandë ka gjasa që zgjedhjet të fitohen nga populisti i djathtë i njohur për qëndrim armiqësor ndaj të huajve Geert Wilders. Në Francë ministria e brendshme ka vendosur kuota vjetore të dëbimit, të cilat duhet të arrihen nga prefektët e komunave. Për Hammabergun është e qartë se:

"Papunësia dhe pasiguria e shkaktuar prej saj kanë krijuar një atmosferë armiqësore ndaj të huajve dhe viktima janë romët, refugjatët. Mendoj se ne duhet të jemi më të kujdesshëm që të vazhdojmë të respektojmë të drejtat e njeriut dhe mos të dorëzohemi para forcave ekstreme, të cilat po zgjerohen në shumë vende evropiane."

Autor: Martin Durm/Bahri Cani

Redaktoi: Angjelina Verbica