1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

250911 Iran Haftentlassung US-Bürger

25 Shtator 2011

Shtetasit amerikanë që u liruan para kohe nga burgu në Iran pritet të arrijnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës

https://p.dw.com/p/12g6a
FILE - In this May 20, 2010 file photo, American hikers Shane Bauer, left, Sarah Shourd, center, and Josh Fattal, sit at the Esteghlal Hotel in Tehran, Iran. Iran announced Thursday that one of the three Americans jailed for more than a year will be released Saturday to mark the end of Islamic holy month of Ramadan. (AP Photo/Press TV, File)
Josh Fattal dhe Shane BauerFotografi: AP

Dy shtetasit e SHBA të dënuar për spiunazh në Iran pritet që pas lirimit të tyre të parakohëshëm nga burgu të arrijnë më 25.09 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Josh Fattal dhe Shane Bauer pritet të mbërrijnë të dielën në shtëpitë e tyre, tha një zëdhënëse e familjeve të tyre për agjencinë e lajmeve AFP. Të dy 29-vjeçarët u liruan të mërkurën nga burgu Evin i Teheranit, ku kishin vuajtur për dy vjet dënimin me heqje lirie dhe fluturuan fillimisht për në Oman.

"Aeroplani që na solli këtu dy ditë më parë ishte eksperienca më e pabesueshme e jetës sonë. Ne nuk do t'i harrojmë emocionet kur pamë të dashurit tanë duke na pritur te shkallët e avionit. Gëzim kur i përqafuam të gjithë do të na mbetet përgjithmonë. " - tha Shane Bauer.

Kurse Josh Fattal tha: "Vetëm disa orë pasi na liruan nga burgun patëm mundësinë të notonim në ujërat e qetë të Gjirit Persik. Kemi qëndruar të gjithë natën me të dashurit tanë dhe pamë perëndimin më të bukur të diellit që kemi parë ndonjëherë. Këto përvoja do të jetë me ne për gjithë pjesën tjetër të jetës sonë. "

dw/bbc/ahmeti