1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Një kafe me armikun - Konferenca e Sigurisë në Mynih

Michael Knigge / Amarildo Topi31 Janar 2013

Konferenca e Sigurisë në Mynih është fiksuar në kalendarët e liderëve botërore që prej 50 vitesh. Sivjet do të diskutohen çështje urgjente nga referues të nivelit të lartë.

https://p.dw.com/p/17VAq
Ahmet Davutoglu, third from right, Foreign Minister of Turkey, Quatar's Foreign Minister Khalid Mohamed A. Al-Attiyah, third from left, Egypt's Foreign Minister Mohamed K. Amr, second from left, publisher Josef Joffe, right, U.S. Senator Joseph I. Lieberman, second from right, and Tunisia's Prime Minister Hamadi Jebali talk during a panel discussion at the Conference on Security Policy on Sunday, Feb. 5, 2012 in Munich, Germany. Politicians and military representatives gathered for the Munich Security Conference that began Friday, Feb. 3. (Foto:Frank Augstein/AP/dapd)
München Sicherheitskonferenz Ahmet Davutoglu Khalid Mohamed A. Al-Attiyah Mohamed K. Amr Hamadi JebaliFotografi: AP

Konferenca e Sigurisë në Mynih u themelua në vitin 1963, në kulmin e Luftës së Ftohtë, si një takim strategjik i vendeve antarë të NATO-s të përfshirë në konfliktin Lindje-Perëndim. Që prej asaj kohe kanë ndodhur shumë ndryshime.

Pas rënies së Murit të Berlinit forumi u hap edhe për vendet e Europës Lindore dhe të ish-Bashkimit Sovjetik. Më pas edhe Azia u bë pjesë e debateve të Mynihut. Tani në konferencë diskutohen çështje globale dhe politika sigurie për të gjithë botën.

Bayern/ Der Vorsitzende der Muenchner Sicherheitskonferenz (MSC), Wolfgang Ischinger, posiert am Donnerstag (26.01.12) in Muenchen bei einer Pressekonferenz zur 48. Muenchner Sicherheitskonferenz. Ischinger will auf der diesjaehrigen Veranstaltung Anfang Februar auch ueber einen Abzug taktischer Atomwaffen aus Europa sprechen. "Meine Auffassung ist: Weg damit!", sagte Ischinger am Donnerstag in Muenchen. Er sehe keinen Grund, warum diese Waffen in Europa weiter existieren sollten. Experten schaetzen, dass es derzeit noch rund 200 taktische Atomwaffen auf europaeischem Boden gibt. (zu dapd-Text) Foto: Joerg Koch/dapd
Kryetari i konferencës MSC, Wofgang IschingerFotografi: dapd

Nga 'Wehrkundetagung' tek Konferenca e Sigurisë në Mynih

Më shumë se 70-të shtete dhe rreth 400 delegatë do të marrin pjesë në eventin që zhvillohet nga data 1 deri më 3 shkurt. Nuk do të mungojnë as delegacioniet nga fuqitë në ekspansion si India dhe Brazili, po ashtu edhe disa shtete Afrikane dhe Kina. Ky event prej kohësh nuk ështe thjesht një konferencë politike, pasi në kryeqytetin e Bavarisë vijnë edhe biznesmenë dhe drejtues organizatash jo-fitimprurëse. "Konferenca e Mynihut është kthyer në një barometër për ndryshimet e politikave të sigurisë në shekullin e 21-të. Përveç çështjeve të politikave të sigurisë në axhendë janë edhe ndryshimet e klimës dhe siguria kibernetike", – thotë kryetari i konferencës Wolfgang Ischinger.

Gjatë Luftës së Ftohtë konferenca quhej "Wehrkundetagung" ose Konferenca e Mbrojtjes, por në vitin 2008 ajo u thjeshtua me emrin Munich Security Conference ose MSC (Konferenca e Sigurisë në Mynih).

Ausschnitt von: Vice President Joe Biden (R) speaks at a news conference before U.S. President Barack Obama unveils a series of proposals to counter gun violence during an event at the White House in Washington January 16, 2013. Biden delivered his recommendations to Obama after holding a series of meetings with representatives from the weapons and entertainment industries as requested by the president after the December 14 school shooting in Newtown, Connecticut, in which 20 children and six adults were killed. REUTERS/Kevin Lamarque (UNITED STATES - Tags: POLITICS CRIME LAW)
Joe Biden, zëvendës Presidenti i SHBA-sëFotografi: Reuters

Rikthmi i Biden

Përveç konferencave të shumta ndërkombëtare të zhvilluara në vende të tjera, sot është më shumë i nevojshëm se kurrë më parë një dialog për politikat e sigurisë. "Kërkesa për të marrë pjesë sivjet ka qenë e madhe. Në Mynih priten më shumë se 90 delgacione qeveritare", – thotë Ischinger.

Një nga figurat më të njohura, sipas Ischinger, do të jetë zëvendës Presidenti Amerikan Joe Biden, i cili mbajti një fjalim për marrdhëniet me Rusinë në konferencën e vitit 2009. Ndërkohë Ministri i Jashtëm i Brazilit do të ketë prezantimin e tij të parë, po ashtu si edhe Shefi i Prokurorëve të Gjykatës Ndërkombëtare të Krimeve. Sa i përket çështjeve për diskutim, Ischinger pret që të dominojnë Mali, Siria dhe politikat ndaj Iranit.

Disa e kanë kritikuar konferencën si një forum të paligjshëm vendimmarrës mes politikanëve dhe industrisë së mbrojtjes, por Ischinger beson se kritika të tilla nuk qëndrojnë. "Fakti është se konferenca është e shqetësuar për çështjet e çarmatimit dhe parandalimit të krizave dhe debatet zhvillohen edhe me përfaqësues të organizatave ndërkombëtare si Human Rights Watch, Greenpeace, si dhe fitues të çmimit Nobel."

Shkëmbim informal

Kjo është pikëpamja e James Davis, profesor i Politikës Ndërkombëtare në Universitetin e St. Gallen në Zvicër. Ai ka marrë pjesë në konferencë gjatë 10-të viteve të fundit. "Konferenca të ofron mundësi unike për të diskutuar rreziqet që i kanosen sigurisë ndërkombëtare nga aktorët shtetërorë, organizatat ndërkombëtare dhe OJQ-të. Nga ana akademike ajo më jep mua akses tek disa vendimmarrës, me të cilët nuk do të kisha pasur mundësi tjetër kontakti."

Davis thekson se në konferencë nuk janë marrë vendime. Përkundrazi ajo u ka dhënë mundësinë pjesmarrësve të diskutojnë për zgjidhje të reja. "Qeveritë mund të japin ide të reja, të lëshojnë tullumbace prove, pra të flasin pa pasur frikën e asaj që mund të thonë", – thotë ai.

Sipas profesorit, e veçanta e konferencës konsisiton në faktin, se situata në të i bën të debatojnë disa njerëz, që normalisht do ta shmangnin debatin. Për shembull, në ç'vend tjetër një senator amerikan do të pinte kafe më një pjestar të qeverisë Iraniane?