1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Një histori e pafund

Agjencitë/Aida Cama19 Shtator 2012

Vazhdojnë sulmet kundër SHBA-së për shkak të videos anti-islame. Egjipti kërkon ekstradimin e regjisorit. Presidenti amerikan Obama kërkon mbrojtje më të mirë të ambasadave amerikane.

https://p.dw.com/p/16BNp
Sulmet ndaj ambasadës amerikane në Khartum.
Sulmet ndaj ambasadës amerikane në Khartum.Fotografi: Reuters

Presidenti amerikan Barack Obama, ka bërë thirrje për mbrojtjen e institucioneve amerikane, duke pasur parasysh protestat e vazhdueshme kundër filmit ofendues për fenë islame, të prodhuar në SHBA. SHBA-ja pret bashkëpunim për ruajtjen e sigurisë së qytetarëve amerikanë, tha Obama për televizionin amerikan, CBS. Në hapjen e Asamblesë së 67-të të KB, në Nju Jork sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki Moon i drejtoi një apel udhëheqësve të gjithë botës që t'u drejtojnë njerëzve fjalë të matura.

Kairo lëshon urdhërarrest kundër regjisorit

Protestat në Kairo.
Protestat në Kairo.Fotografi: Reuters

Drejtësia egjiptiane njoftoi se do të nxjerrë para gjyqit regjisorin e videos ofenduese. Prokuroria në Kairo lëshoi një urdhërarrest kundër tij dhe kërkoi ekstradimin. Kundër shtatë personave që kanë marrë pjesë në prodhimin e videos do të zhvillohet një proces me akuzën e ofendimit të islamit. Të akuzuarit janë një predikues amerikan dhe gjashtë të krishterë nga Egjipti, të cilët jetojnë jashtë vendit. Egjipti ka kërkuar ekstradimin e tyre. Të akuzuarit akuzohen te kenë dëmtuar bashkimin kombëtar, ofenduar islamin dhe kenë përhapur informacione të gabuara në publik. Sipas këtyre akuzave ata rrezikohen të dënohen me vdekje.

Bllokohen faqe interneti

Mbreti saudit Abdullah, ka bllokuar të gjitha faqet e internetit ku mund të shihej filmi i Muhamedit, përfshirë edhe YouTube. Më parë mbreti i pati dërguar një kërkesë Google-it ku i kërkohej pronarëve të YouTube që të mbulonin të gjitha linqet me videon. Google e pati bllokuar aksesin tek filmi pas dhunës që shpërtheu në Libi dhe Egjip, për të dy këto vende si dhe për Indonezinë dhe Indinë. Edhe Rusia është duke menduar të bllokoje hyrjen në YouTube për këtë film.

Gazeta satirike me karikatura të Mohamedit

Obama dhe Hillary Clinton të brengosur.
Obama dhe Hillary Clinton të brengosur.Fotografi: Getty Images

Gazeta satirike franceze "Charlie Hebdo", do të botojë në numrin e ri të ditës së mërkurë disa karrikatura të Mohamedit. Karrikaturat "do të shokojnë ata që duan të shokohen, kur të lexojnë një gazetë që nuk e lëxojnë kurrë", thonë drejtori dhe karikaturisti i të përjavshmes, Charb. Duke pasur parasysh atmosferën e ndezur për shkak të filmit antiislamik, njoftimi i tij ka hasur në kritika.