1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Nismë e ekonomisë gjermane kundër papunësisë së të rinjve në Evropë

Në BE ka më shumë se pesë milionë të rinj të papunë. Kompanitë gjermane kanë nisur një projekt për ta ndryshuar këtë gjendje.

Pak më shumë se gjysmë milioni kontrata shkollimi profesional janë dhënë vitin e kaluar në Gjermani. Megjithatë 37.000 vende të tilla pune mbetën të pazëna për shkak se ka pasur shumë pak aplikantë. Ky është një rekord të ri. Sipërmarrjet gjermane po gjejnë gjithnjë e më shumë vështirësi punëtorë të rinj të kualifikuar. Në të njëjtën kohë në Bashkimin Evropian ka më shumë se pesë milionë të rinj të papunë. Në Spanjë dhe Greqi, është i papunë një në çdo dytë të rinj dhe shpenzimet për ndihmën sociale shkojnë në miliarda.

Prej vitesh ka përpjekje për të tërhequr sa më shumë evropianë të rinj të papunë në Gjermani dhe për t'i punësuar këtu. Nga kjo përfitojnë të dyja palët, mund të mendojë dikush. Por Karl-Thomas Neumann, drejtor ekzekutiv i Adam Opel AG dhe president i GM Europe, thotë se "programet nuk kanë bilanc të mirë, sepse shumë të rinj e ndërpresin shkollimin profesional, apo punësohen me kontrata të përhershme." Përpjekjen për të sjellë njerëz të talentuar në Gjermani, ai e quajti si "jo me sukses të qëndrueshëm".

Ndihmë për stimulimin e të rinjve

Bashkë me disa figura drejtuese të ekonomisë gjermane si dhe disa fondacione Karl-Thomas Neumannthemeloi nismën "InCharge" kundër papunësisë së të rinjve. "Incharge" synon t'u mundësojë të rinjve që të gjejnë punë, dhe u ofron atyre motivim, orientim dhe kualifikim.

Shumë të rinj nuk janë të stërvitur për të qenë aktivë në tregun e punës, ata nuk dinë as se si të shkruajnë një aplikim premtues, dhe as nuk kanë ndonjë plan për të ardhmen e tyre. "Ata duzhet ta marrin vetë jetën e tyre në dorë dhe nuk duhet të presin se ç'do të ndodhë me ta" kërkon Karl-Thomas Neumann. Kjo gjithashtu do të thotë të bësh sakrifica, dhe ndoshta të shkosh një farë kohe edhe jashtë vendit, me qëllimin për t'u kthyer përsëri.

Veprimtari informuese në Spanjë

Në fund të qershorit u mbajt në Zaragosë të Spanjës një ditë informuese e nismës "InCharge". Dhjetë ditë pas njoftimit kishte më shumë se 800 kërkesa. 420 pjesëmarrës u ftuan për të marrë në takimet me 23 kompanitë partnere. Seminaret u organizuan në disa blloqe, që përfshnin intervistën për vend pune, prezantime të kompanive, si bëhen aplikimet për punë etj.

Fjala nuk është vetëm për të sjellë të rinj që të punojnë në Gjermani, por edhe për t'i kualifikuar ata në vendet e tyre, sepse në shumë vende ka filiale të sipërmarrjeve dhe firmave gjermane. Opeli ka një filiale në Zaragosë dhe do të ofrojë aty vitet e ardhëshme shkollim profesioal dual për mijëra të rinj.

Edhe përfitim individual

"Ne ndjejmë përgjegjësi dhe jemi në kërkim të rrugëve të përshtatshme", thotë Neumann, por ai nuk e fsheh faktin se pas këtyre nismave ka gjithashtu një kalkulim strategjik nga ana e sipërmarrjeve. "Në të ardhmen do të kemi gjithnjë e më shumë nevojë për talente, dhe kjo është arsyeja pse e gjithë iniciativa ka gjithashtu një pjesë të madhe interesi idividual.

Po ashtu një stimul tjetër janë ndihmat financiare që vë në dispozicion BE-ja për luftimin e papunësisë në vendet me papunësi të lartë. Prej tyre përfitojnë edhe sipërmarrjet që ofrojnë vende pune dhe shkollimi në këto vende. Programi ka një vlerë prej gjashtë miliardë eurosh. Por deri tani janë përdorur vetëm 900 milionë.

Pas Spanjës projekti do të vazhdojë në Portugali dhe në Greqi, por aty sipërmarrjet gjermane janë të rezervuara për shkak të krizës.