1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

160309 Israel Liebermann

Sebastian Engelbrecht/ Tel Aviv17 Mars 2009

Në Izrael po afrohet gjithnjë e më shumë formimi i një koalicioni të djathtë. Ndërkohë qeveria e tanishme dëshiron të marrë një vendim të shpejtë për shkëmbimin e të burgosurve izraelito-palestinezë

https://p.dw.com/p/HEJy
I ngarkuari me formimin e qeverisë izraelite
I ngarkuari me formimin e qeverisë izraeliteFotografi: AP

Kryeministri i caktuar izraelit Benjamin Netanjahu dëshiron ta bëjë populistin e djathtë Avigdor Libermann ministër të jashtëm. Marrëveshja e koalicionit me Partinë ultra të djathtë “Izrael - shtëpia jonë” që arritën Netanjahu dhe Liebermani natën duke u gdhirë dita hënë e parashikon këtë. Ende nuk është e qartë në se kjo është vetëm një manovër taktike e shefit të Partisë Likud.

Ndoshta atij i vijnë për mbarë protestat e Bashkimit Evropian kundër një qeverie të mundshme me qëndrim të djathtë në Izrael. Dhe është e mundur që në ditët e ardhshme Netanjahu arrin të tërheqë në koalicion Zipi Livnin e moderuar të Partisë Kadima duke arritur më në fund të formojë një qeveri të unitetit kombëtar.

Në Izrael frikësohen, para së gjithash banorët arabë nga ministri i jashtëm potencial Liebermann. Ai është shprehur i hapur për një politikë të pastrimit etnik, dëshiron që pjesë të Izraelit me një numër të lartë banorësh arabë t'ja bashkëngjisë Jordanit Perëndimor dhe si kundërpërgjigje të përfshijë për Izraelin pjesë nga territori palestinez.

Ahmed Tibi, deputet arab në parlamentin izraelit i trembet më së keqes:

"Ne flasim për emërimin e një personi fashist izraelit në postin e shefit të diplomacisë izraelite; si ministër i jashtëm. Ky është njësoj si Lë Pen dhe Jërg Heider. Në kohën kur u zgjodh ky i fundit, qeveria austriake u izolua dhe u bojkotua, para së gjithash; nga Izraeli. Eshtë koha për bojkotim të qeverisë, para së gjithash Liebermanni vetë duhet bojkotuar."

Libermanni kishte bërë thirje në Kneset para disa muajsh për ekzekutimin e deputetëve arabë, të cilët kishin zhvilluar takime me anëtarë të Hamasit islamik. Qysh atëherë, Tibi kërkoi një hetim kundër Liebermannit për shkak të nxitjes për krim dhe racizëm. Thirrje për bojkotim kundër një ministri të jashtëm izraelit me emrin Libermann ka edhe në Gaza. Zëdhënësi i Hamasit Ayman Taha u shpreh i indinjuar për marrëveshjen e koalicionit mes Netanjahut dhe Liebermannit:

"Ne nuk bëjmë dallime mes izraelitëve, sepse të gjitha ata mbyten në gjakun tonë. Por në qoftë se do të emërohet Libermanni si ministër i jashtëm, atëherë kjo është një dëshmi që Izraeli po përpiqet që të gjitha marrëdhëniet me vendet e tjera, para së gjithash me vendet arabe, t'i ndërpresë. Libermanni i ka përshkruar udhëheqësit e disa vendeve arabe me fjalët më të ndyra."

Edhe për Hamasin, Liebermani është një lugat. Bisedimet me qeverinë izraelite mes ndërmjetësuesve egjiptianë me një ministër të jashtëm të quajtur Liberman nuk do të merreshin me mend. Për dorëzimin e ushtarit izraelit Gilad Shalit, të rrëmbyer në Gaza, qeveria izraelite duhet të lirojë më shumë se 100 palestinezë të burgosur në burgjet izraelite, në mesin e të cilëve edhe ata që kanë planifikuar atentate kundër izraelitëve.

Nëna e ushtarit Gilad Schalit ka bërë me të shoqin një protestë para selisë së kryeministrit izraelit Ehud Olmert. Aviba Shalid ka shpresë:

“Ne jemi realistë dhe jemi të mësuar me zhgënjimin. Ne do të presim edhe këto 24 orët e fundit dhe shpresoj që të marrim nesër një lajm të mirë që Gilad do të kthehet. Ne po përpiqemi që të mos kemi asnjë iluzon dhe të mos zhgënjehemi”.