1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

„Ne presim“

Havana reagon e përmbajtur ndaj ndërrimit të kursit prej SHBA-së në politikën me Kubën

default

Kanë kaluar gati 50 vjet që kur Presidenti John F. Kennedy vendosi bllokadën e SHBA-së kundër Kubës. Presidenti i SHBA-së Barack Obama ka nisur tani një ndryshim të kursit të politikës me Kubën: Kubanët në mërgim do të udhëtojnnë në të ardhmen për në ishull dhe mund t'ju dërgojnë të afërmvë para. Por hë për hë embargoja mbetet, prandaj reagimet nga Havana janë më shumë të rezervuara.


Barack Obama i ka rritur shpresat tek kubanët. Me marrjen e postit si president, shpresat e ngjallura prej tij gjatë fushatës zgjedhore për një kohë më të mirë mes Kubës dhe SHBA janë rritur edhe më. Obama e arriti këtë me ndryshime minimale, që i kishte premtuar gjatë fushatës zgjedhore. Në thelb ai shfuqizoi kufizimet që parardhësi tij i kishte vendosur apo ashpërsuar. George Bushi i lejonte vizitat e të afërmve të kubanëve në mërgim vetëm çdo tre vjet, dhe kur vdiste një i afërm nuk kishte përjashtim. Shuma e dërgimit të parave ishte e kufizuar vetëm në 300 dollarë për çdo tremujor. Për këto kufizimë që tashmë janë hequr në rrugët e Havanës ka entuziazëm:


“Për në kubanët është një gëzim i madh. Edhe ne jemi fajtorë në grindjet e vazhdueshme mes dy vendeve. Por tani ne do të jemi më mirë. Këtu mungojnë shumë gjëra, jeta është shumë e shtrenjtë. Dëshira ime e madhe është që të na vizitojë burri im dhe të njohë vajzën e tij”.


Obama wirbt für eine atomwaffenfreie Welt in Prag

Presidenti amerikan, Barack Obama.

Para së gjithash nga secili është mirëpritur miratimi për paratë që do t'u vijnë nga SHBA-ja. Për ata që nuk kanë të afërm në veri dhe nuk punojnë në turizëm edhe më tej marrja e valutës do të jetë e pamundur.


Si pasojë, kjo ka sjellë deri tani në një shoqëri me disnivele sociale, me zotërues dollarësh dhe me kubanë që duhet të jetojnë me një rrogë prej 13 eurosh në muaj, e paguar në peson kubane. Kush ka vetëm peso është i varfër. Ky hendek do të rritet tani me mundësinë e të dërguarit të parave nga SHBA-ja.


Strand am Hotel Sol Melia Las Americas mit Du Pont Villa auf Varadero, Matanzas, Kuba

Bregdet në Matanzas të Kubës.

Regjimi vetë ka nevojë për çdo dollar që vjen në vend, ndër të tjera që të mund të paguaj ushqimet e importuara nga SHBA-ja. Që prej viteve nëntëdhjetë burim i pashtershëm i të ardhurave është turizmi, por prurësit e valutës nga SHBA-ja mungojnë. Pramdaj zevëndësministrja e turizmit Maria Elena Lopez reagon e përmbajtur:


„Ne po përgatitemi për turizmin ndërkombëtar dhe po presim. Deri tani Presidenti i SHBA-së nuk është shprehur për këtë direkt“.


Në fakt Obama mundësitë e tij nuk i ka shfrytëzuar plotësisht. Ai nuk u ka dhënë liri udhëtimi qytetarëve jokubanë në SHBA, ata nuk mund të udhëtojnë për në Kubë. Edhe vetë kufizimet për kontakte akademike ose për udhëtime shkollimi qëndrojnë në fuqi.

Ish-Presidenti Fidel Castro reagoi ashpër për lajmin nga Uashingtoni duke thënë se "vendi i tij nuk ka nevojë për lëmoshë, por dërgimini parave dhe lejimi i udhëtimit të kubanëve në mërgim do ta përmirësojnë gjendjen e arkës me valutë të ishullit".


Nga ana tjetër Castroja vë në dukje se masa shprehimisht "më e tmerrshme" nuk do të preket: embargoja që qëndron prej 47 vjetësh. Për këtë Obama nuk ndryshon asgjë, as verbalisht. Praktikisht ai edhe nuk mund ta anulojë paketën ligjore, që u vendos në kohën e Presidentit Bill Clinton, njëkohësisht shok i tij partie, e cila me shumë vështirësi mund të zhbëhej vetëm prej Kongresit. Obama i përmbahet kursit të bllokadës.


Me këtë akuzë do të konfrontohet Obama nëtakimin e tij të parë me presidentët amerikano-latinë, të cilët do ta takojnë në Trinidad Tobago duke filluar nga e premtja. Nga ky samit i Organizatës së Shteteve Amerikane Kuba është përjashtuar qysh prej vitit 1962. Por shumica e vendeve dëshirojnë që Kuba të rikthehet si anëtare e kësaj organizate. Mund të vijë deri te një matje force ose te një lëshim tjetër i Obamës, në qoftë se ai lejon rikthimin e Kubës në tryezën e bisedimeve.


Por fillimisht mbetet vetëm një fllad i politikës së re për Kubën dhe shpresa e 11 milionë kubanëve.

Autor: Michael Castritius / Mimoza Cika-Kelmendi

Redaktoi: Elert Ajazaj

  • Data 15.04.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/HXkp
  • Data 15.04.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/HXkp