1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Obamas Personalkarussell

29 Prill 2011

Në ekipin e sigurisë së presidentit të SHBA do të ketë disa ndryshime në verë. Ndër të tjera ministri i Mbrojtjes Gates do të largohet nga posti. Postet do të zihen me fytyra të njohura.

https://p.dw.com/p/116Pk
Ristrukturimi i kabinetit. Presidenti Obama, Panetta Petraeus
Ristrukturimi i kabinetit. Presidenti Obama, Panetta PetraeusFotografi: picture alliance/Newscom

Presidenti i SHBA-së Barack Obama po ndërmerr disa ndryshime në personel: shefi i deritanishëm të CIA-s Leon Panetta pritet të jetë ministri i ri i Mbrojtjes. Ndërsa gjenerali me katër yje dhe aktualisht Komandant Suprem i forcave në Afganistan, David Petraeus do të vijë në krye të shërbimit sekret amerikan CIA.

Ndryshimet nuk janë të natyrës politike

Leon Panetta vjen në krye të Petangonit
Leon Panetta vjen në krye të PetangonitFotografi: dapd

Ndryshimet në ekipin përgjegjës për çështjet e sigurisë të presidentit Barack Obama nuk janë surprizuese. Një gjë është e qartë. Ndryshimi i personave nuk do të thotë ndryshim në politikë. Edhe nën drejtimin e 72-vjeçarit Leon Panetta, i cili nga shefi i CIA-s pason në post ministrin e Mbrojtjes Robert Gates, pritet që tërheqja e trupave nga Iraku të përfundojë në fund të vitit dhe tërheqja e trupave nga Afganistani të fillojë këtë verë. Po ashtu do të vazhdojë edhe politika konsekuente e kursimeve, që kishte filluar Gatesi.

Sikurse kishte deklaruar Obama në 12 vitet e ardhshme në buxhetin për mbrojtjen do të kursehen 400 miliardë dollarë. Në këtë pikë nuk do të ketë ndryshime as nën drejtimin e shefit të ri. Leon Panetta pritet të vijë në krye të Petangonit më 1 korrik, kuptohet nëse kjo miratohet prej Senatit. Në krye të CIA-s vjen gjenerali David Petraeus, aktualisht kryekomandant i trupave në Afganistan. Ai do të kthehet pra nga konsumator informacionesh sekrete në prodhues të tyre. Për këtë Obama tha se këto informacione "duhet të jenë sa më të shpejta dhe korrekte dhe të vihen në jetë shpejt".

Shërbim sekret ushtarak

Ndryshimet nuk janë politike
Ndryshimet nuk janë politikeFotografi: AP

Kjo vlen sidomos në lidhje me përdorimin e avionëve të telekomanduar në Pakistan, gjë që është kompetencë e CIA-s. Që prej ardhjes së Obamës në post e deri tani në Pakistan ka pasur të paktën 192 aksione të tilla. Dhe megjithëse ato kanë shkaktuar viktima civile, nuk kanë ndonjë efikasitet të madh për luftimin e El-Kaida dhe i kanë rënduar marrëdhëniet USA-Pakistan. Petraeus është përkrahës i kësaj taktike. Me kalimin e tij në krye të CIA-s sipas zërave kritikë, shërbimi sekret mund të militarizohet edhe më tej.

Autor: Christina Bergmann/Pandeli Pani

Redaktoi: Angjelina Verbica