1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Finanzmarkt Bundesländer

Henrik Böhme17 Tetor 2008

Parlamenti gjerman miratoi sot paketën prej 480 miliardë eurosh për tejkalimin e krizës financiare të bankave gjermane

https://p.dw.com/p/Fbng
Ministri gjerman i financave, Shtajnbryk, njihet për tonin e ashpër ndaj bankave.Fotografi: AP

Pas Bundestag-ut sot edhe Bundesrat-i i dha dritën jeshile paketës me të cilën sektorit financiar i mundësohet normalizimi i afarizmit. Mirëpo shumë lande kërkuan një shpërndarje më të mirë të këtyre parave. Për paketën e ndihmës votuan megjithatë edhe partië në pushtet edhe opozita gjermane.

Bashkëpunimi lande-federatë

Gjermania është një federatë e 16 landeve, të cilat kanë kushtetutën, ligjet dhe qeveritë e veta. Mirëpo gjatë dekadave të kaluara, landet kanë kaluar gjithnjë e më shumë kompetenca në federatë dhe kanë humbur nga shtetësia e tyre. Më parë ishte më e thjeshtë: Federata ndërtonte rrugët federale, landet ato të landeve, ndërsa bashkitë të bashkive. Kështu ishte deri në vitin 1965 kur për herë të parë mori pushtetin në Bon koalicioni i madh i kristiandemokratëve dhe socialdemokratëve. Me shumicën e madhe të votave, ata ndryshuan raportet mes federatës dhe landeve.

Vështirësitë e federalizmit gjerman

Për landet në fillim ishte më lehtë, sepse shumë projekte të tyre paguheshin nga federata. Mirëpo kjo bëri që në Bundestag dhe në Bundesrat të bllokohen shumë iniciativa politike. Problemi u zbut pak me reformën e vitit 2006, e cila i sqaroi pak më shumë raportet mes federatës dhe landeve. Megjithatë edhe më tej mbetet problemi i bashkëfinancimeve, sepse shumë projekte financohen prej landeve vetëm për të mos dështuar financimet e federatës. Në këtë mënyrë u rrit edhe borxhi i landeve dhe federatës.

Një problem tjetër është financimi i komplikuar mes landeve si dhe federatës dhe landeve. Bashkëfinancimi është i paramenduar për barazimin e kushteve të jetës në të gjitha landet, gjë që ndonjë herë merr edhe forma absurde. Në qoftë se një land punon me sukses, një pjesë të madhe duhet ta paguajë në landet më të dobta. Ndërsa në qoftë se një lan e zbret deficitin buxhetor, i humbë subvencionet nga landet më të pasura. Sipas kësaj logjike, nuk ia vlenë të angazhohesh tepër.

Nuk është ndonjë befasi kur e sheh se shumë lande dhe komuna janë pa para. 11 prej 16 landeve kanë marrë kredi. Kjo ka bërë që Gjermania për shumë vite me radhë të mos plotësojë kushtet e stabilitetit të parashikuara prej BE.

Landet kanë ofruar që për ndarjen e kompetencave të heqin dorë nga tatimi i automjeteve, sepse federata është e interesuar për unifikimin e kësaj çështjeje. Këto taksa dhe tatimet mbi mineralet shkojnë në federatë. Për shkak të koalicionit të madh në pushtet, koha për një reformë të sistemit bankar nuk ka qenë kurrë më e mirë.