1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Ndarja e re e posteve ministrore

Socialdemokratët do të marrin gjithsej gjashtë ministri. CSU do të drejtojë tri ministri, CDU e kancelares Angela Merkel do të marrë pesë ministri dhe shefin e zyrës së kancelares.

Pas po-së së socialdemokratëve për koalicionin e madh, unioni CDU/CSU dhe SPD do të bëjnë zyrtarisht të ditur gjatë ditës së sotme (15.12.13) ndarjen e posteve ministrore. Socialdemokratët do të marrin gjithsej gjashtë ministri.

Sipas informacioneve të deritanishme kryetari i SPD-së Sigmar Gabriel do të marrë drejtimin e "superministrisë" së re për Ekonomi dhe Energji. Kryetari i deritanishëm i grupit parlamentar të SPD-së në Bundestag Frank-Walter Steinmeier pritet të marrë postin e ministrit të Jashtëm.

Partia Kristiansociale (CSU) do të drejtojë tri ministri. Ndërsa CDU e kancelares Angela Merkel do të marrë pesë ministri dhe shefin e zyrës së kancelares. Në këtë post pritet ndryshim pasi ministri i deritanishëm i zyrës së Kancelares Ronald Pofalla sipas informacioneve të medieve do të tërhiqet nga politika dhe do të kalojë në sektorin e ekonomisë private. Ministri aktual i Financave Wolfgang Schäuble do të mbetet edhe më tej në krye të ministrisë së Financave.

Më tej Spiegel Online informon se Ursula von der Leyen do të jetë ministrja e re e Mbrojtjes, dhe e para grua në krye të kësaj ministrie. Ajo zëvendëson në këtë detyrë Thomas de Maizière.