Ndarja e pushteteve në Poloni nën goditje
7 Mars 2018Me votat e partisë në pushtet PiS dhe të partisë populiste Kukiz '15 Dhoma e Poshtme e Parlamentit Polak aprovoi një listë të qeverisë me 15 kandidatë. E gjithë opozita Mes-I-Majtë e bojkotoi votimin. Ajo e akuzon qeverinë për sulm kundër pavarësisë së drejtësisë
Reforma do të thotë "fund i ndarjes së pushteteve në Poloni", tha ish-ministri i Drejtësisë, Borys Budka nga Platforma Qytetare liberale.
Bazë për këtë vendim është një ligj i miratuar vitin e kaluar. Ai përcakton që gjykatësit e Këshillit të Drejtësisë nuk duhet të zgjidhen më prej gjykatësve të tjerë, por prej Parlamentit. Në Këshillin e Drejtësisë të vendit ndodhen 24 anëtarë, këtu bën pjesë edhe ministri i Drejtësisë.
Edhe përfaqësues të BE e shohin në këtë mënyrë të shkelur pavarësinë e drejtësisë. Prandaj për herë të parë në historinë e tij, BE ka nisur një procedurë për shkelje të marrëveshjeve në bazë të nenit 7 të Marrëveshjeve të BE.