1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Ndalimi i shamisë së kokës i lejueshëm

Në punë me shami koke? Për disa femra myslimane kjo është e rëndësishme. Por punëdhënësi mund ta ndalojë këtë në rrethana të caktuara, sipas gjykatësve të BE.

Punëdhënësit mund ta ndalojnë mbajtjen e shamisë së kokës, në rast se në një firmë nuk lejohen shenja apo simbole që lidhen me një botëkuptim të caktuar, dhe ajo ofron argumentim bindës për këtë. Këtë vendim e mori Gjykata Europiane e Drejtësisë në Luksemburg. Në Gjermani parimisht lejohet mbajtja e shamisë së kokës në vendin e punës, por edhe kufizimet janë të mundura.

Vendimet e ardhshme të gjykatave gjermane do të orientohen në këtë pozicionim të qartë të Gjykatës Europiane. Shkas për këtë u bënë disa padi të grave myslimane. Në Belgjikë një recepsioniste, Samira A. pas tre vitesh në një firmë të sigurisë humbi vendin e punës, sepse ajo bëri të ditur se do të mbante shaminë e kokës edhe në kohën e punës. Kjo binte ndesh me rregulloren e punës së firmës që nuk lejonte shenja të dukshme për "bindjet politike, filozofike apo fetare".

DW Conflict Zone Türkei - Gast Manfred Weber (DW)

Manfred Weber

Lëvdata dhe kritika

Gjykatësit në Luksemburg u shprehën, se në rrethana të tilla të caktuara, ndalimi i shamisë së kokës nuk paraqet "diskriminim të drejtpërdrejtë". Kjo është e lejuar për të ruajtur neutralitetin politik, filozofik apo fetar përballë klientëve. Më i paqartë është një rast nga Franca, ku Asma B. humbi vendin e punës si dizajnerin, pasi një klient ishte ankuar, sepse ajo punonte me shami koke. Ky rast nuk ishte i qartë, nëse mbajtja e shamisë së kokës shkel rregulloret e firmës.

Bildergalerie Diskriminierung (picture-alliance/dpa)

Christine Lüders

Kreu i fraksionit të Partive Popullore Europiane, Manfred Weber (CSU) e përshëndeti vendimin. Në Europë vlejnë vlerat europiane, tha ai prandaj "është e rëndësishme, që punëdhënësit në raste të caktuara ta ndalojnë mbajtjen e shamisë së kokës", u shpreh politikani kristiansocial. Ndërsa drejtuesja e Zyrës Federale kundër Diskriminimit, Christine Lüders u shpreh kundër vendimit të Gjykatës Europiane. Kjo do të thotë se "për gratë myslimane në të ardhmen do të jetë edhe më e vështirë të kenë përqasje në tregun e punës", tha ajo.