Ndahet çmimi evropian CIVIS për mediat
12 Maj 2008Mbi 100 vetë ndodhen në një varkë peshkimi diku në Atlantik. Njerëzit i ka zënë deti, kanë uri dhe etje dhe vuajnë. Shumë prej tyre vdesin. “Detyra jonë është të vëzhgonim si ekspertë se si funksionon ky proces. Pse vijnë këta njerëz në Evropë dhe çfarë arsyesh kanë.”
Redaktorit të Radios perëndimore gjermane WDR, Klaus Martens i duhet ende të luftojë me mbresat që ka mbledhur gjatë xhirimit të filmit “Udhëtimi i vdekjes me varkën e peshkimit - Refugjatët afrikanë dhe interesat e Evropës”. Megjithatë ai ka arsye për tu gëzuar. Ai fitoi çmimin evropian televiziv CIVIS.
Filmi tregon se fati i refugjatëve afrikanë është i lidhur ngushtë me politikën e gabuar të peshkimit në Bashkimin Evropian. Kjo e bindi jurinë thotë Michael Radix, shefi i Fondacionit të mediave CIVIS: “Në këtë film kemi të bëjmë me një problem që na prek të gjithëve. Kemi të bëjmë me një temë evropiane, me çështjen se si ndikojnë vendimet ekonomike në migracion. Dhe kjo tregohet shumë mirë në film. Nga përmbajtja, teknika, filmi është i mrekullueshëm.”
Çmime për kontribute shumë të mira kishtë këtë vit për 9 kategori. 13 gazetarë u nderuan me çmimin e integracionit, sepse punimet e tyre kishin të bënin me bashkëjetesën paqësore në shoqërinë evropiane të emigracionit. Çmim morën ndër të tjera ARD ZDF dy stacionet televizive gjermane.
Me çmimin e dhënë për radio nderua edhe Hürü Meryem Kök. Në materialin radiofonik “Fjala ime e parë gjermane ka qenë çokollatë, ” thotë Hürü Meryem Kök duke treguar historinë e tij personale si fëmijë emigrantësh në Gjermani.
Për konkurimin e sivjetëm u dorëzuan 588 materiale mediatike. Çmimi shoqërohet me 47.000 Euro.