1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Natasha Kandiqi propozohet për Çmimin "Qytetar Nderi" i Ferizajt / Në Kosovë kthehen 150 persona të cilëve u ishte refuzuar qëndrimi në Gjermani

19 Mars 2010
https://p.dw.com/p/MXrL

1. Në zyrat e organizatës joqeveritare Inicitiva për Progres - INPO, të mërkurën (17.03) është nënshkruar kërkesa drejtuar Asamblesë Komunale të Ferizajt për t’ia ndarë çmimin "Qytetar Nderi" humanistes nga Beogradi, Natasha Kandiq. Kërkesën drejtuar kryetarit të Asamblesë dhe shefave të grupeve të këshilltarëve, e kanë nënshkruar tri organizata joqeveritare, të mbështetura edhe nga klubi i gazetarëve ferizajas "Haki Braha". Kërkesën për ndarjen e këtij çmimi humanistes me përmasa ndërkombëtare, në emër të shoqërisë civile e ka arsyetuar Albulena Sadiku nga INPO. E ftuar në mikrofonin e DW-së ajo fillimisht sqaroi:

2. Në një dëbim në grup të mërkurën u nis për në Prishtinë nga aeroporti i Düsseldorfit një avion me persona, të cilëve u ishte refuzuar qëndrimi në Gjermani. Sipas organizatave për refugjatë, shumica e 150 të kthyerve, janë romë dhe ashkali. Në një konferencë shtypi në aeroport përfaqësues të kishës, të partive dhe shoqatave për të drejtat e njeriut theksuan situatën e pashpresë të romëve në Kosovë dhe kërkuan ndërprerjen e kthimit të pakicave. Angjelina Verbica ishte atje.