1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Na mungon një personalitet i fortë, që do të merrte në dorë trajtimin e krizës

23 Mars 2009

Komentet lidhur me politikën e kancelares Angela Merkel, në këtë vit zgjedhor.

https://p.dw.com/p/HHcd
Kancelarja Angela Merkel, duke folur me ministrin e ekonomisë, Karl-Theodor zu Guttenberg, 19 mars 2009
Kancelarja Angela Merkel, duke folur me ministrin e ekonomisë, Karl-Theodor zu Guttenberg, 19 mars 2009Fotografi: AP

Gazeta "Leipziger Volkszeitung" shkruan duke u fokusuar tek politika e koalicionit qeveritar:

"Papritur nuk është më çështje vendimtare, eleganca me të cilën bëhet largimi nga kreu. Në këtë kategori, Zonja Merkel ka qenë shumë më profesioniste se sa para saj, zotërinjtë Shmid, Kohl, apo Shrëder. Tani pritet orientim, marrje vendimesh dhe qartësi në gjëra, edhe nëse këto janë të pakëndshme. Kancelarja duhet të tregojë nëse është e aftë të bëjë atë përse është: të marrë përgjegjësinë në drejtimin e politikës. Këtij koalicioni ju dha shtysë për tre vjet me rradhë. Në vend që të kërkohen suksese, tani kërkohet papritur guxim për të qëndruar. Këtë e presin opelanët po ashtu si partnerët e koalicionit. Angela Merkel është duke parë tani se sa e pakëndshme është të konfrontohesh me sfida të vërteta. Koha e krizës do të kthehet në kohë të perëndimit të kancelares".


Rheinische Post shkruan:


"Kancelarja Angela Merkel ka treguar mjeshtëri të madhe duke u treguar luftarake, pa drejtuar asnjë sulm të vetëm. Arsye për një kundërofensivë ka patur sa të duash, duke patur parasysh zjarrin e kritikave që kanë ardhur nga partia socialdemokrate (SPD) dhe nga rradhët e veta. Por Merkeli i mendon gjërat deri në fund. Nëse tani edhe ajo do të futej me zell në këto debate, atëherë nuk do të ishte më e mundur të bëhej shtet me koalicionin e madh. Liberalët e FDP-së, do të merrnin pikë në zgjedhje të parakohshme. Por shteti i Merkelit, nuk mund të jetë kërkim djese për vënien e Merkelit me shpatulla për muri. Sepse prezantimi i saj në emisionin e ARD-së, "Ane Vill" nuk ishte prezantimi i dëshiruar. Mungesa e autoritetit të Merkelit, për t`i ndaluar sulmet e shumta kundër personit të saj, është një sinjal i rrezikshëm që i drejtohet njerëzve në vend. Pikërisht në vitin e zgjedhjeve mesazhi është: neve na mungon një personalitet i fortë, që do të merrte në dorë trajtimin e krizës."


Gazeta "Märkische Oderzeitung" nga Frankfurti në Oder shikon me sy kritik dëshirën e Të gjelbërve për krijimin e një koalicioni me socialdemokratët:

"Të gjelbërit janë duke e patur aktualisht më vështirë se çdo parti tjetër të perfeksionojnë programin e tyre dhe ta sjellin konçiz sa më afër popullit. Ndërkohë që në kohën e krizës ekonomike dhe financiare, liberalët dhe të majtët hedhin parrullat e tyre para kamerave televizive dhe mikrofonëve të vendit, sjellja e Të gjelbërve duket e çuditshme. Ata nuk kanë më një politikan si Joshka Fisher. Boshllëkun e krijuar nuk mund ta zëvendësojnë as Tritini, as Özdemiri me kompani. T`i përgjigjesh vlerave në rënie të sondazheve me dëshirën për koalicion me socialdemokratët, nuk mund të jetë rruga e drejtë. Çfarë pamje do të kishte një politikë e përbashkët ekonomike e Të gjelbërve dhe liberalëve? Për çfarë kompromisesh do të ishin të gatshëm Të gjelbërit në çështjen e energjisë atomike? Si do të dukej një marrëveshje në teknikën gjenetike?" (aca/bc/dpa)