1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Në Kosovë s'ka qeveri pa koalicione

Ambasadorët e vendeve më të industrializuara në Kosovë u kanë bërë thirrje udhëheqësve politikë kosovarë për krijimin e shpejtë të institucioneve. Por marrëveshja për koalicione do të jetë e vështirë.

Shpallja e rezultateve preliminare të zgjedhjeve të përgjithshme në Kosovë tregoi se asnjë koalicion apo subjekt politik nuk i ka numrat e mjaftueshëm për ta bërë vet qeverinë e Kosovës. Ndonëse akoma nuk është thënë fjala e fundit e KQZ, koalicioni PAN (PDK-AAK-Nisma) ka fituar rreth 34% të votave, apo 39 deputetë. Lëvizja Vetëvendosje me 27% të votave do të ketë 31 deputetë, ndërsa koalicioni LAA (LDK-AKR-Alternativa), me 26% te votave do të ketë 30 deputetë. Pakicat do të ketë 20 vende të garantuara - sa parashikohet me "diskriminimin pozitiv" në Kushtetutën e Kosovës. Në një situatë të këtillë, koalicionet për krijimin e shumicës parlamentare janë të pashmangshme, sepse për votimin e qeverisë nevojiten 61 vota nga 120 deputetë, sa ka Kuvendi i Kosovës.

Kërkohet krijimi i shpejtë i insitutioneve

Ambasadorët e vendeve më të industrializuara u kanë bërë thirrje udhëheqësve politikë që sa më parë të fillojnë negociatat për krijimin e institucioenve të reja. Ambasada e Shteteve të Bashkuara thotë se "votuesit e Kosovës e kanë thënë fjalën e tyre, ndërsa procesi i formimit të qeverisë së re duhet të fillojë sa më shpejtë dhe me mirëbesim". "Kjo ndihmon që udhëheqësit e sapozgjedhur të fillojnë punën rreth çështjeve të rëndësishme me të cilat ballafaqohet Kosova”, citon gazeta Koha Ditore, ambasadorin e SHBA-së në Kosovë.

I nominuari për kryeministër nga koalicioni PAN, Ramush Haradinaj beson se qeveria e re do të formohet shpejt pas çertifikimit të rezultateve. Ai është i vetëdijshëm që nuk i ka numrat e mjaftueshëm për qeveri, por shpreson një koalicion me LDK, me shpjegimin se me këtë parti ka pasur "një traditë të mirë bashkëpunimi”.

Koalicioni PAN-LDK

Kosovo Parlamentswahlen Ramush Haradinaj (Reuters/A. Beqiri)

Ramush Haradinaj

"Jemi në pritje të rezultatit final, por afërsisht dihet numri i deputetëve të koalicionit tonë. Kushtetuta jonë parasheh edhe përfshirjen e komuniteteve në qeveri. Por do të diskutojmë dhe konsultojmë edhe subjekte të tjera politike shqiptare për ndërtimin e qeverisë. Jemi në përgatitje për marrëveshjeve potenciale me partnerët. Unë kam një traditë pune me LDK-në nga e kaluara, por do të shohim sesi do të rrjedhin gjërat”, shprehet Ramush Haradinaj. Mirëpo LDK është shprehu e prerë kundër koalicionit me PDK-AAK-Nisma dhe Ramush Haradinajn.

Nënkryetari i LDK-së, Agim Veliu, thotë se LDK në asnjë mënyrë nuk do të pranojë koalicion më PAN-in. "Në asnjë mënyrë dhe më asnjë kusht të vetëm nuk do të pranojmë koalicion më PAN. Na po presim t'i shohim rezultatet përfundimtare dhe certifikimin e zgjedhjeve dhe më pas të ulemi bashkërisht dhe të vlerësojmë çka është e drejtë te bëjmë. Nëse ne mbesim partia e tretë, ne nuk jemi në pozicion më zgjedhë. Do të shikojmë se cili është varianti më e mirë për Lidhjen Demokratike të Kosovës”, është shprehur Agim Veliu.

Vetëvendosja e sheh veten fituese

I nominuari i lëvizjes Vetëvendosje për kryeministër, Albin Kurti pohon se kjo lëvizje ka dyfishuar votat dhe ka të drejtë të krijojë qeverinë. Ai i bëri thirrje LDK-së për koalicion. Vetëvendosje dhe LAA së bashku do të kishin 61 deputetë. Por sipas Kushtetutësk, mandati i parë i takon subjektit që ka fituar më së shumti vota - pra PAN.

Kosovo Parlamentswahlen Albin Kurti (Reuters/H. Reka)

Albin Kurti

"Ne i bëjmë ftesë të gjithë koalicionit LDK-AKR-Alternativa që në Kosovë të hapim një kapitull të ri, në përputhje me vullnetin e qytetarëve”, thotë Kurti. Ai shprehet se "nuk mund ta lejojnë krijimin e një tjetër nga PDK” dhe shpreson se "pas dështimit të PAN për krijimin e qeverisë, radhë do ta ketë Vetëvendosje”.

"Nuk mund të kemi pushtet të ri me eksponentë të vjetër. Parandalimi i një qeverie me njerëz të regjimit të vjetër i hapë rrugën krijimit të një qeverie të re, ku VV-ja do të jetë bartëse dhe prijëse e këtij procesi”, është shprehur për mediet lokale Albin Kurti.

Zyrtarë nga LDK-së nuk e kanë përjashtuar mundësinë e koalicionit me Vetëvendosjen.

Kriza politike

Analistët politikë parashikojnë krizë politike në përpjekjet për formimin e qeverisë së re të Kosovës. Analisti politik i Grupit Ballkanik për Politika, Naim Rashiti, thotë se do të ketë vonesa dhe turbulenca n

Kosovo Avdullah Hoti (picture alliance/AP Photo)

Avdullah Hoti

ë raport me formimin e qeverisë së re të Kosovës.

"Ende mbetet e panjohur krejt gjendja, përderisa t'i shohim edhe rezultatet finale. Por ajo që dihet është se partitë e koalicionit PAN dhe LAA, kanë humbur shumë në këto zgjedhje. Na ana tjetër ka një rritje enorme të Vetëvendosjes, që vjen si rezultat i pakënaqësisë shumëvjeçare në raport me politikat e PDK-së dhe LDK-së. Rezultati është i pakënaqshëm për blloqet PAN dhe LDK dhe kjo vështirëson formimin e qeverisë”, analizon Naim Rashiti.

Neni 95 i Kushtetutës së Kosovës e specifikon qartë se, pas çertifikimit të rezultateve, Presidenti i Republikës së Kosovës në konsultim me partinë politike, me subjektin, apo me koalicionin që është fitues i zgjedhjeve, e dekreton mandatarin që i ka fituar zgjedhjet për krijimin e qeverisë.

Mandatari në afat prej 15 ditësh është i obliguar që të shkojë në Kuven

Naim Rashiti (International Crisis Group)

Naim Rashiti

d me listën e Qeverisë dhe të votohet. Nëse nuk i fiton votat e nevojshme prej 61 deputetësh, atëherë konsiderohet që qeveria nuk është zgjedhur nga mandatari i parë. Presidenti më pas në afat prej 10 ditësh e cakton mandatarin tjetër sipas të njëjtës procedurë.

Nëse as mandatari i dytë nga partia fituese e zgjedhjeve nuk mund të sigurojë 61 vota të deputetëve për ta bërë qeverinë, atëherë, është në "diskrecionin” apo vullnetin e e Presidentit, nëse do t'ia jap mandatin partive të dyta dhe të treta (në bazë të përqindjeve në zgjedhje) që i sigurojnë 61 vota për ta bërë qeverinë, apo të shpallë zgjedhjet e reja të jashtëzakonshme. Kështu thuhet në një interpretim të Gjykatës Kushtetutese, nga viti 2014.