1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Në gjykatën e Hagës për krime kundër trashëgimisë botërore

Për herë të parë Gjykata Ndërkombëtare e Hagës ka në gjykim një person të akuzuar për krime kundër trashëgimisë botërore.

Ata erdhën me çekiçë dhe kazma dhe nuk lanë gur mbi gur: katër vjet më parë, një grup miliciësh islamistë sulmuan qytetin legjendar Timbuktu në veri të Malit. Ata shkatërruan shumë mauzoleume. Edhe Dera e Shenjtë e xhamisë së famshme Yahia Sidi u shkatërrua prej xhihadistëve. "Këto ndërtesa janë për fenë tonë të papranueshme", tha për mediat e Malit një zëdhënës Ansar Dines, një nga shumë grupet terroriste afrikano-perëndimore.

"Timbuktu u shkatërrua tërësisht. Fëmijë të moshës 15 vjeçare qarkullonin me kalashinkovë nëpër rrugë", kujton kryetari i bashkisë Halle Ousman në një intervistë për DW.

Krime kundër trashëgimisë botërore

Pas rreth një viti Timbutku u çlirua nga një trupë e përbërë nga ushtarë nga Franca, Mali dhe disa vende të tjera afrikane. Ndërkohë të hënë n(22.08) filloi në Hagë gjyqi kundër njërit prej drejtuesve të sulmit islamik ndaj Timbutkut, Ahmad Al Faqui Al Mahdit. Ai akuzohet për krime kundër pasurive të trashëgimisë kulturore botërore. Kjo është hera e parë që Gjykata Ndërkombëtare e Hagës merr në gjykim një vepër të tillë.

Ahmad Al Faqi Al Mahdi

Ahmad Al Faqi Al Mahdi

Shumë banorë të Timbuktut janë të kënaqur për këtë proces dhe shpresojnë që gjëra të tilla të mos ndodhin më kurrë. Edhe kryetarja e Komisionit gjerman të UNESCO-s Verena Metze-Mangold e konsideron procesin një sinjal të rëndësishëm që veprat e trashëgimisë kulturore botërore të mos konsiderohen vetëm si gurë. Sipas saj në botë po shtohet rreziku ndaj veprave të tilla, sidomos prej terroristëve dhe IS-it që do t'i diktojë botës ideologjinë e vet.

Luftaufnahme Timbuktu Mali

Timbuktu fotografuar nga ajri

Veprat kulturore më të rëndësishme se njerëzit?

Por ndaj procesit ka edhe kritika, sepse akuza lidhet vetëm me shkatërrimin e objekteve të trashëgimisë kulturore. Kurse krimet e terroristëve islamikë ndaj popullsisë civile, vjedhjet, përdhunimet, torturat, nuk përfshihen në akuzë, thotë avokati për të drejtat e njeriut Bakary Camara

Më 27 shtator pritet shpallja e vendimit kundër drejtuesit të islamistëve Al Mahdi. Shumica e banorëve të Timbuktut besojnë se ai do të dënohet. Dhe shpresojnë edhe për vazhdimin e restaurimit të objekteve të tyre të trashëgimisë kulturore. Me ndihmen e një fondi të posaçëm të UNESCO-s deri tani janë restauruar 14 mauzoleume.