1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Në prani të dyanshme ka filluar mbyllja e centralit atomik Yongbyon në Korenë e veriut

6 Nëntor 2007
https://p.dw.com/p/C35E

Nën kontrollin e një grupi ekspertësh amerikanë në Phenjan ka filluar mbyllja e centralit kompleks atomik, Yongbyon. Të nëntë ekspertët amerikanë mbërritën në Phenjan ditën e premte dhe udhëtuan drejt Yongbyonit. Koreja komuniste u tregua e gatshme në bisedimet gjashtëpalëshe me përfaqësues të SHBA-ve, Kinës, Rusisë, Japonisë, Koresë së Jugut që deri në fund të vitit të lejojë kontrollimin e plotë të programit të saj atomik dhe të mbyllë centralin atomik, Yongbyon. Si shpërblim Koreja, e varfër ekonomikisht do të marrë furnizime të bollshme me energji dhe ndihmë ekonomike.