1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Në Pakistan do të zhvillohen zgjedhjet e planifikuara në janar

5 Nëntor 2007
https://p.dw.com/p/C2wV
Pavarësisht nga gjendja e jashtëzakonshme, në Pakistan do të zhvillohen zgjedhjet e planifikuara në janar. Këtë e theksoi kryeministri Shaukat Aziu, sipas mediave shtetërore. Më parë, udhëheqja politike kishte lënë të kuptohej që votimet do të shtyhen. Pavarësisht nga presioni ndërkombëtar, forcat e sigurisë vepruan në të gjithë vendin me dhunë kundër demonstruesve. Në Karaci dhe në qytete të tjera policia përdori shkopinj gome dhe gaz lotsjellës dhe arrestoi qindra njerëz. SHBA i anulluan përkohësisht bisedimet për bashkëpunimin ushtarak dhe i kërkuan pushtetmbajtësit Pervez Musharaf të rivendosë rendin kushtetues në Pakistan. Qeveria gjermane i vuri pikëpyetje programeve të vecanta të ndihmës financiare.