Musharaf heq masën e arrestit shtëpiak për ish-kryeministren Bhuto
16 Nëntor 2007Reklamë
Presidenti i Pakistanit Pervez Musharaf ka hequr masën e arrestit shtëpiak ndaj lideres së opozitës Benazir Bhuto. Ajo mund të lëviz sërish lirshëm, thuhet në një komunikatë të lëshaur nga policia në Lahore. Njëkohësisht Musharaf ka caktuar një qeveri tranzitore në krye të së cilës ka vendosur Mohamadmian Somron (Mohammadmian Soomro) një shok të ngushtë të partisë. Qeveria tranzitore do të përgatis zgjedhjet parlamentare për në fillim të janarit.