1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

060308 Indien Forbes Milliardäre

Christoph Heinzle 6 Mars 2008

Prej vitit 1987, revista ekonomike amerikane Forbes boton çdo vit një listë me emrat e njerëzve që kanë një pasuri private mbi 1 milardë dollarë amerikanë. Këtë vit, 4 nga 10 njerëzit më të pasur në botë vijnë nga India.

https://p.dw.com/p/DJer
Logo e revistës FORBES
Logo e revistës FORBESFotografi: AP Graphics
Lakshmi Mittal është një burrë i heshtur. Por kjo modesti është pothuajse e tepruar për indianin me një pasuri prej 45 milardë dollarësh. Ai qëndron në listën me 10 njerëzit më të pasur në botë të revistës Forbes në vendin e katërt. 57-vjeçari që jeton në Londër, e ktheu fabrikën e tij të vogël të metalit në koncernin më të fuqishëm për çelik dhe metal në botë. Megjithatë miliarderi Mittal thekson se pasuria nuk është gjithçka në jetë: "Unë nuk kam ndryshuar si njeri. Vazhdoj të punoj si gjithmonë." Ndonëse ka vite tashmë që jeton në Evropë, Mittal mendon shpesh për atdheun e tij, Indinë. Ai e vlerëson pozitiv zhvillimin ekonomik në Indi, por vendi i tij duhet të kujdeset që të mos dalë nga konkurrenca nëpërmjet një vendi tjetër: "Duhet të lëvizim me hapa të shpejtë. Eshtë si në autostradë. Duhet të kesh gjithmonë kujdes shpejtësinë. Mendoj se India po përparon, por unë shtroj pyetjen çfarë mund të përmirësojmë?" Shumica e milarderëve indianë u pasuruan falë rritjes ekonomike të subkontinentit të tyre. Por megjithatë rreth 300 milionë indianë jetojnë në varfëri të plotë. Por një miliarder tjetër indian, menaxheri Mukesh Ambani, thekson se rritja ekonomike do t'i shërbejë dikur në të ardhmen edhe rritjes ekonomike të shtresës së mesme të popullsisë. "Në rradhë të parë fokusohemi tek një model rritjeje ekonomike, që kemi zhvilluar në Indi dhe që ka shanse të mira për ta luftuar varfërinë në vend brenda 20 viteve të ardhshme." Sidoqoftë ne jetën private të miliarderëve varfëria nuk luan ndonjë rol. Mukesh Ambani tregon me kënaqësi se çfarë ka. Vetëm shtëpia e tij në mes të Bombe-it kushton rreth 1 milardë dollarë dhe 600 nëpunës kujdesen në shtëpinë 27-katëshe për familjen e miliarderit.