1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Muiznieks: Policia turke përdori dhunë të tepruar

Karaca, Kayhan/A. Topi19 Korrik 2013

Komisioneri i Këshillit Europian për të Drejtat e Njeriut, Nils Muiznieks, tregon për Deutsche Welle për bisedat që zhvilloi me autoritetet turke.

https://p.dw.com/p/19ASI
Fotografi: DW

DW: Ju keni vizituar Turqinë disa ditë më parë dhe keni diskutuar atje me autoritet për ngjarjet në parkun Gezi dhe për gjendien e të drejtave të njeriut. Çfarë mund të thoni pas bisedave tuaja atje?

Nils Muiznieks: Ky ishte një mobilizim i paprecdentë i popullit në Turqi, që nuk ishtë parë prej shumë vitesh dhe madje policia u gjet e papërgatitur dhe e çorientuar. Kishte shumë incidente me pëdorim të tepërt të forcës, duke mbuluar lagje të tëra më gaz lotsjellës e duke goditur njerëzit. Ka një çështje në Gjykatën Europiane të të Drejtave të Njeriut për këtë dhe dikush duhet të mbajë përgjegjësi, por për Turqinë, kjo nuk është gjë e re. Gjëja më e rëndësishme është që të bëhen hetime të gjëra për keqpërdorimin e forcës nga ana e policisë.

Proteste in Istanbul Taksim Platz
Fotografi: Reuters

Ju biseduat me autoritetet turke për këto ngjarje. Çfarë ju thanë ata?

Autoritetet turke më thanë disa këndvështrime të ndryshme mbi ngjarjet. Për dikë ishte thjesht protesta e disa ambjentalistëve që përfundoi në dhunë, disa e shikonin si ndikim të jashtëm, të tjerë e shihnin si protestë të paligjshme në rrugë, disa të tjerë e panë thjesht si reagim që erdhi në rritje pas dhunës së policisë. Pra dëgjova disa versione të ndryshme, por pika e përbashkët ishte se reagimi i policisë nuk ishte i duhuri, sidoms në fazat fillestare.

A jeni i kënaqur me këto përgjie?

NM: Unë bisedova edhe me dëshmitarë, pashë video, foto dhe raporte mjekësore ku tregohej qartë se dhuna e policisë ishte e përhapur dhe jo vetëm në disa raste. Gjithashtu ka një ndryshim të madh midis këndvështirmit të shoqërisë civile me atë të autoriteteve. Dhe e vetmja mënyrë për të shkuar tek e vërteta është një hetim efektiv ndaj reagimit të policisë. Unë shpresoj se Avokati i Popullit dhe Instituti Kombëtar i të Drejtave të Njeriut, do të tregojnë pavarësinë e tyre dhe do të kujdesen për të drejtat e njeriut.

Ju keni thënë se doktorë, avokatë, akademikë dhe gazetarë në Turqi janë të frikësuar sepse kundër tyre mund të merren masa administrive dhe ligjore. E ngritët këtë problem me autoritetet turke?

Unë kam thënë se ka tre shqetësime kryesore nga profesionet e përmendura më sipër: për shkak të ideve që ata mund shprehin, për ndihmën mjekësore dhe ndihmën ligjore. Një gjë e tillë është e papranueshme. Është tërësisht legjitime të hapësh procese ndaj atyre që bënë akte dhune, që sulmuan policinë dhe sulmuan njerëz civilë, por jo grupe profesionistësh të cilët duke bërë punën e tyre mbështesin në një farë mënyre protestuesit.

Proteste in Ankara
Fotografi: Reuters

Çfarë mendoni se duhet të bëjë qeveria turke për të garantuar të drejtat njeriut dhe të drejtën për të protestuar?

Hapi i parë është të nisë një dialog i hapur me shoqërinë civile dhe këto grupe profesionistësh. Një shembull pozitiv është guvernatori i Stambollit, i cili këto kohët e fundit është bërë shumë aktiv në mediat sociale dhe në organizimin e takimeve me grupe të rinjsh. Unë mendoj se nëse një dialog i tillë do të kishte nisur më parë, do të ishin shmangur shumë probleme. Unë mendoj se ky është një hap.

Hapi tjetër mendoj se janë strukturat e të drejtave të njeriut. Avokati i Popullit dhe instituti i të drejtave të njeriut duhet të marrin rolin e tyre si një pikë lidhëse mes qeverisë dhe shoqërisë civile. Dhe unë mendoj se duhet të rishikohet kuadri ligjor i reagimit të policisë në raste demonstratash, ashtu si edhe legjislacioni mbi protestat publike dhe demonstratat.