1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Mofas kërkon zëvendësimin e Baradeit

8 Nëntor 2007
https://p.dw.com/p/C5TW

Zëvendësvkryeministri i Izraelit Shaul Mofas ka kërkuar, që të zëvendësohet shefi i agjensisë ndërkombëtare për energjinë atomike, Mohamed el Baradei. Radios izraelite Mofas i tha se el Baradei mbyll sytë para programit atomik të Teheranit dhe vë botën në rrezik. Irani kishte deklaruar të mërkurën, se ka arritur pragun e nevojshëm në numrin e centrifugave për ndërtimin e bombës atomike. Në mes të nëntorit el Baradei do të paraqesë një raport për gatishmërinë e Iranit për kooperim me perëndimin në konfliktin atomik. Mofas qëndron momentalisht në SHBA për bisedime për Iranin.