Moda 2014 - Tendencat e reja të Fashion Week në Berlin
Fashion Week - Java e modës në Berlin është për publikun një vitrinë ekskluzive për modën e vjetës dhe dimrit të ardhshëm.
Elegancë dhe purizëm radikal
Fashion Week - Java e modës në Berlin është për publikun një vitrinë ekskluzive për veshjet që do të ofrohen nëpër dyqane gjatë vjetësh dhe dimrit të ardhshëm. Për stilistin nga Laosi, berlinezin Hien Le, tendenca është purizëm radikal, elegancë, rafinesë dhe gjithmonë cool. E kujt i duhen më kopsa e rripa? Linjat e qarta premtojnë qetësi dhe elegancë.
Retro pa limit kohor gjithmonë e përshtatshme
Një stil të ngjashëm si Hien Le ka edhe e preferuara e berlinezëve, Lena Hoschek (në fotografi në mes) nga Austria. Marka e saj njihet për stilin femëror retro, sipas modës së viteve 40-të e 50-të - Veshje që theksojnë linjat e trupit. Modestia s'ka vend në stilin me tantella, fustane të lehta deri tek gjuri dhe dizenjot me ngjyra të forta e lule. E rëndësishme është që ato t'i pranojë çdo moshë!
Lajm i mirë: Jeans është i pavdekshëm
Ky model jeton ëndrrën e shumë vajzave: Luisa Hartema në 2012 fitoi në spektaklin televiziv, Castingshow "Germany's Next Topmodel" dhe prej kohësh është mjaft e kërkuar në sfilatat e modës. Aktualisht ajo prezanton një këmishë sportive pastrupit me kapele të zezë. Një veshje që e gjen thuajse në dollapin e kujtdo!
Një vepër arti në të gjithë trupin
Lexy Hell, një top-modele jo e panjohur, e cila prezanton në sfilata modelet me tatuazhe. Ajo performoi në sfilatën e Marc Stone në Berlin. Në një deklaratë pas sfilatës ajo u shpreh mbi atë se çfarë kritikojnë njohësit e modës në Fashion Week të Berlinit: "Ka shumë blogger këtu, shumë njerëz, të cilët s'kanë të bëjnë aspak me modën."
Publiku dhe favoritët e tij
Po aq rëndësi sa koleksionet ka edhe publiku. Kush qëndron në radhën e parë? Këtu jo patjetër gjithçka duhet të ndriçojë me shumë ngjyra. Marka gjermane Riani të ftuarve u performoi një udhëtim në Arktik: Off-White e kombinuar me ngjyrë argjendi të ndritshëm dhe me grinë. Publiku ishte në harmoni me markën: elitar, por jo hundëpërpjetë, tradicional, por jo konservator dhe joshës, jo banal.
Motive romantike
Ndër stilistet e vlerësuara nga brezi i ri është rusja Alena Akhmadullina. Ajo e konsideron veten si "modelistja tipike që i fut në siklet gratë ruse me veshje shumë të ngushta, me funde të shkurtra dhe me dekolte të ekzagjeruara". Moda aktuale e saj merr frymëzim nga motivet romantike të tregimit të Oscar Wilde "Fantazma e Canterville". E kush kërkon pardesy të rënda, me siguri që i gjen këtu.
Veshje ceremoniale të përshtatshme për çdo rast
Edhe Kaviar Gauche sjell diçka përrallore. Qoftë për dasma, pritje apo festa verore - interpretimi modern i veshjeve ceremoniale është i goditur. Për sfilatën me rastin e 10 vjetorit të markës berlineze pati edhe një efekt vizual: Të ftuarit ishin veshur sipas kodit të parashikuar - pothuajse të gjithë në bardh e zi. Por krejt ndryshe ishte në podium, ku thyerjen e krijonte ngjyra portokalli.
E fisme për "amazonat moderne"
Rebekka Ruétz e ka pagëzuar koleksionin e saj "Black Diamonds". Ajo prezanton krijime nga mëndafshi i cilësisë së lartë, leshi, lëkura, imitacione lëkure dhe temina. Përzierja e materialeve të bind, por ato janë të ndjeshme, sepse veshje të tilla nuk mund të mbahen në jetën e përditshme. Por stilistja thotë, se ajo modelon për "amazonat moderne" - e çdo grua është një amazonë!
Mos u frikësoni nga ngjyrat
Kush kërkon ngjyra mjafton të hedhë një sy tek vjeshta dhe dimri i ardhshëm. Shembullin më të mirë e ofron marka me një emër të vështirë për t'u shqiptuar Vonschwanenflügelpupke. Ky emër është një kompozitë nga dy emrat e stilisteve Schwangenflüge dhe Pupke. Të dyja këto i vlerësojnë shumë ngjyrat.