Birma Yettaw
17 Gusht 2009Reklamë
Senatori demokrat i Virxhinias u takua me kreun e juntës, gjeneralin Than Shwe
Në fillim të majit 54 vjeçari Yettaw arriti duke notuar në një liqen në shtëpinë e nobelistes së paqes, Aung San Suu Kyi. Gjatë kthimit ai u nxorr nga uji prej forcave të sigurimit. Qysh nga ajo kohë ai ndodhej në burg, kurse në fillim të javës atë e dënuan për shkelje të rregullores së vizave, për notimin pa leje në liqen si dhe për vizitën pa leje tek nobelistja e paqes, e cila ndodhet në arrest shtëpie, e dënuar me shtatë vjet burgim dhe me punë të detyruar.Yettaw fluturoi për në Bangkok bashkë me senatorin e SHBA-së Webb me avionin privat çarter të këtij të fundit. Senatori demokrat i Virxhinias të shtunën (15.8.) u takua me kreun e juntës, gjeneralin Than Shwe. Kjo ishte vizita e parë qysh prej dhjetë vjetësh mes një politikani të nivelit të lartë nga SHBA-ja dhe udhëheqjes së juntës ushtarake birmaneze.
Webbi shpreson në marrëdhëniet me të mira me Birmaninë
Webb-i e falenderoi juntën ushtarake për lirimin e shtetasit nga SHBA-ja. Webbi në faqen e tij të internetit shkruan, se shpreson, që me këtë akt të jenë vendosur themelet e vullnetit të mirë dhe besimit në marrëdhëniet me Birmaninë. Senatori demokrat nga Virxhinia është kryetar i komisionit për Azinë Juglindore dhe konsiderohet si përfaqësues i politikës për një angazhim më të fortë të SHBA-së në Birmani. Ndërkohë që SHBA-ja gjatë viteve të fundit e ka izoluar Birmaninë për shkak të shkeljes së të drejtave të njeriut, influenca e Kinës në rajon është rritur në mënyrë eksponenciale, kështu është shprehur Webbi në korrik në komisionin e senatit për politikën e jashtme.Të shtunën ai u takua për rreth një orë me Aung San Suu Kyi-në. Dënimi me arrest shtëpije i nobelistjes së paqes u shtua me 18 muaj të tjerë për shkak të vizitës së John William Yettaw në shtëpinë e saj. Opozita birmaneze në emigracion e sheh me skepticizëm vizitën nga SHBA-ja. Kjo do të lerë një përshtypje negative tek njerëzit, tha Aung Din, zëdhënëse e fushatës për demokracinë. Kjo sepse Aung San Suu Kyi dhe personeli në shtëpinë e saj ende nuk gëzojnë liri.
Autor: Bernd Mush-Borovska/Vilma Filaj- Ballvora
Redaktoi: Auron Dodi
Reklamë