1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Miratohet ligji i dosjeve

Mungesa e miratimit të opozitës ngjall shqetësimin e Këshillit të Evropës

default

Qendra e Tiranës

Këshilli i Evropës shprehu sot rezervat e tij ndaj ligjit te miratuar mbrëmë në parlament për "Pastërtinë e figurës" ose siç njihet "Ligji për hapjen e dosjeve."

Në një deklaratë të Sekretarit të Përgjithshëm të Këshilit të Europës, Teri Deivis, të publikuar sot në Tiranë, shihet me shqetësim shpejtësia me të cilin ky ligj u miratua nga maxhoranca dhe efektet e këtij ligji në shoqërinë shqiptare.

"Faktori kohë krijon terren për t'u shqetësuar se ligji do të shkaktojë më shumë padrejtësi sesa do të korrigjojë padrejtesitë e bëra në kohën e komunizmit. Mbështetësit e këtij ligji nuk patën kohë të mjaftueshme për të shpjeguar përse një ligj i tillë është i nevojshëm pas gati dy dekadash nga rënia e regjimit komunist", thelson deklarata e KE-së.

Europarat Gebäude in Straßburg

Këshilli i Evropës në Strasburg

Ligj i miratuar vetëm me votat e maxhorancës së djathtë

Ligji për hapjen e dosjeve u miratua mbrëmë në Parlament vetëm me votat e maxhorancës. Opopzita, ashtu siç kishte paralajmëruar, e bojkotoi seancën e mbrëmshme. Për kryemnistrin Berisha karriget bosh të opozitës përbëjnë një tregues të qartë të lidhjes së saj me të kaluarën krimninale të diktaturës komuniste.

Por ai pranoi se ligji nuk është i përkryer dhe se mund të ketë mangësi, por miratimi i tij, thai ai, i bën një shërbim të madh shoqërisë për t'uu shkëputur nga e kaluara.


Opozita iu përmbajt deklarimeve të mëparshme të saj sipas të cilave ligji synon të godasë politikisht institucionin e prokurorisë dhe gjykatës, të cilët janë të angazhuar në zgjidhjen e disa çështjeve madhore që kanë të bëjnë me korrupsionin në radhët e zyrtarëve të lartë. Nënkryetari i grupit parlamentar të PS-së, Erion Braçe, e quajti ligjin "një ligj që mbron dhe shpëton diktaturën e korrupsionit, duke goditur deri në paralizë institucionet kushtetuese”.


Shqipëria është e fundit ndër vendet ish-komuniste të Evropës Lindore dhe Qendrore , që miratuan ligjet përkatëse për hapjen e dosjeve të ish-bashkëpunëtorëve të policive sekrete të diktaturës. Hartimi i këtij ligji në Shqipëri u mbështet në modelin çek.

  • Data 23.12.2008
  • Autor Ani Ruci
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/GLzO
  • Data 23.12.2008
  • Autor Ani Ruci
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/GLzO