1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Miqësia e re franko-britanike nuk i shërben BE-së

DW30 Mars 2008

Shtypi ndërkombëtar i javës komenton miqësinë e re franko-britanike.

https://p.dw.com/p/DXBc
Gordon Brown dhe presidenti francez, Nicolas Sarkozy
Gordon Brown dhe presidenti francez, Nicolas SarkozyFotografi: AP

Presidenti francez Nikola Sarkozy vizitoi këtë javë Britaninë e madhe. Ja si komentohet miqësia e re franko-britanike në shtypin ndërkombëtar të javës:

E përditshmja zvicerane NEUE ZÜRCHER ZEITUNG shkruan:

"Oferta e një "vëllazërimi" të ri franko-britanik ose një "aleance miqësore" (entente amicale) në vend të "aleancës së përzemërt" ('entente cordiale' është për britanikët e ngarkuar me pasiguri. Sarkozy u përpoq me gjithë zemër që t'i hiqte rezervat e mbetura nga kohërat e mëparshme. Britania e Madhe dhe Franca, si anëtare të përhershme të Këshillit të Sigurimit, fuqi ekonomike dhe bërthamore, janë tepër të ngjashme me njëra-tjetrën për të hequr dorë nga një bashkëpunim në Bashkimin Evropian apo në vende të tjera të botës. Apeli për një angazhim më të fuqishëm të Britanisë së Madhe në BE - duke pranuar sinqerisht edhe rezervat franceze - ishte më se i qartë."

Ndërsa gazeta vjeneze DIE PRESSE hedh një vështrim në marrëdhëniet gjermano-franceze:

"Që prej dekadash, Evropa ka përfituar nga marrëdhëniet e ngushta mes Parisit dhe Berlinit. Çka ishte e mirë për të dy anëtarët më të mëdhenj, zakonisht u bënte mirë edhe të tjerëve. Por presidenti francez tani kërkon bashkëpunim edhe me Londrën. Ai përpiqet të realizojë në planin bilateral disa plane me Gordon Brown-in, vënia në jetë e të cilave në radhët e BE-së 27-she dhe me kancelaren gjermane Angela Merkel, po i duket tepër e mundimshme. Ky është një synim i kuptueshëm. Në politikën e sigurisë BE ja ka vite që ka mbetur në vend, ndërsa në atë të energjisë ajo po ngatërrohet me debate dogmatike. Kërkesa e Sarkozyt për afrim me Londrën nuk do t'i ketë sjellë ndonjë dobi çështjes evropiane. Sepse presidenti francez dhe kryeministri britanik njihen të dy për të menduar vetëm në kategori kombëtare."