1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Ministri i Jashtëm britanik jep dorëheqjen

av (dpa, afp)15 Korrik 2014

Kryediplomati britanik jep papritur dorëheqjen. Pasardhësi i tij do të jetë ministri i Mbrojtjes Philip Hammond.

https://p.dw.com/p/1Cd0b
William Hague
Fotografi: REUTERS

Lajmi erdhi papritur: Ministri i Jashtëm britanik William Hague jep dorëheqjen. Kjo u njoftua nga politikani përmes twitterit.

Dorëheqja është pjesë e një ristrukturimi të madh të kabinetit të kryeministrit David Cameron. Siç njofton BBC, duke iu refereuar burimeve qeveritare, pasardhës i Hague do të jetë Philip Hammond, deri tani ministri i mbrojtjes.

53-vjeçari Hague liron vendin, për të marrë një detyrë tjetër. Deri në zgjedhjet parlamentare në majin e ardhshëm ai do të jetë "Leader of the House of Commons" në dhomën e ulët, post i ngjashëm më një drejtues të një grupi parlamentar në Bundestag dhe do të organizojë fushatën zgjedhore për partinë konservatore në rajonet e rëndësishme.

Deputeti më i ri i shekullit

Hague, i cili ka hyrë në parlament në moshën 27 vjeçare, duke qenë deputeti më i ri i shekullit, njoftoi nëpërmjet twitter se në zgjedhet e vitit 2015 nuk do të kandidojë më për dhomën e ulët. "Pas një kohe kaq të gjatë në politikë dua të përqëndrohem në shumë gjëra të tjera, që kam dashur gjithmonë t'i bëja", shkruante ai.

Më parë kishin njoftuar dorëheqjen e tyre edhe dy ministra të tjerë: Kenneth Clarke, deri tani minister pa portofol, që konsiderohej si një nga anëtarët më pro BE të kabinetit dhe David Jones, minister për rajonin e Uellsit. Siç njoftoi zyra e kryeministrit David Cameron, ndërkohë disa ministra të tjerë kanë dhënë dorëheqjen. Pritet, që Cameron dhjetë muaj para zgjedhjeve parlamentare të sjellë më shumë gra në qeveri. Cameron vetë njoftoi në twitter ristrukturimin e plotë të kabinetit të tij.