Ministri gjerman i Shtetit Roth në Shqipëri
19 Dhjetor 2016Ministri i Shtetit Roth do të takohet me kryeministrin Edi Rama, ministrin e Jashtëm Ditmir Bushati dhe ministren për Evropën, Klajda Gjosha. Në një njoftim për mediet të Ministrisë Federale të Punëve të Jashtme thuhet se veç kësaj në program janë biseda me parlamentarë dhe diskutime me të rinj shqiptarë për temën e Evropës. Michael Roth do të vizitojë veç kësaj së bashku me ministrin për Çështjet Sociale, Blendi Klosi Zyrën e Bashkëpunimit Rajonal të Rinisë, që e ka qendrën në Tiranë. Me përfaqësues të feve të Shqipërisë ai do të shkëmbejë mendime për bashkëjetesën e feve në Evropë.
Me udhëtimin e tij, ministri gjerman i Shtetit për Evropën dëshiron të vlerësojë hapat e deritashëm të reformave dhe ta inkurajojë qeverinë shqiptarë që të ndërmarrë tani hapa të tjerë, veçanërisht për vënien në jetë të reformës në drejtësi. Shoqërisë civile ai do t'i drejtojë sinjalin, që ajo të angazhohet edhe më tej në procesin social e politik të reformave. Ministri i Shtetit Roth do të vlerësojë më tej rolin konstruktiv të Shqipërisë në rajon dhe do ta inkurajojë Shqipërinë për thellimin e bashkëpunimit rajonal.