1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Migrantët ndihmojnë në kohë krizash

Helle Jeppessen/ Aida Cama27 Nëntor 2012

Vendet më të varfra të botës vuajnë prej krizës ekonomike, ndër të tjera edhe sepse marrin pak ndihma për zhvillimin. Por migrantët e këtyre vendeve dërgojnë gjithnjë para në shtëpi.

https://p.dw.com/p/16qEn
Dërgimi i 200 dollarëve nga Afrika Jugore në Sambia kushton mesatarisht 45 dollarëFotografi: AP

Që prej shpërthimit të krizës financiare në vitin 2008, janë përgjysmuar investimet direkte ndërkombëtare në vendet në zhvillim. Edhe ndihmat zyrtare për zhvillim të shumë vendeve donatore kanë rënë ose kanë mbetur në vend. Ndihmat për zhvillim janë shumë larg objektivave, të vendosura nga vendet e pasura të Kombeve të Bashkuara, për të dhënë 0,7 për qind të prodhimit të brendshëm bruto për ndihmat në zhvillim.

Një nga burimet e parave në vendet në zhvillim në botë është gjithnjë i besueshëm, migrantët që jetojnë dhe punojnë jashtë dërgojnë gjithnjë para në shtëpi, pavarësisht nga kriza. Një studim i ri i Konferencës së Kombeve të Bashkuara oër tregti dhe zhvillim UNCTAD (UN Conference on Trade and Development) tregon se niveli i dërgesave në atdhe është rritur që prej fillimit të krizës.

Migracioni faktor ekonomik

Kryesisht në vendet më pak të zhvilluara dërgesat e parave në atdhe janë një faktor i rëndësishëm ekonomik, shpjegon Igor Paunovic nga UNCTAD në një intervistë me Deutsche Wellen. Eksperti i ekonomisë dhe zhvillimit ka punuar për të përpiluar raportin e sivjetëm me vendet më pak të zhvilluara (Least Developed Countries, shkurtimisht LDC).

Igor Paunovic UNCTAD Experte
Igor Paunovic, UNCTADFotografi: UNCTAD/Jean-Philippe Escard

Ajo që të bie në sy është se dërgesat në atdhe në shumë nga vendet e varfra janë bërë ndërkohë burimi i dytë më i madh i valutës për vendin, pas ndihmave zyrtare për zhvillim të dhëna nga vendet e tjera.

"Në vitin 2011 shuma që migrantët kanë dërguar në atdhe, ka qenë gati dyfishi i investimeve direkte të huaja", thotë Paunovic. Vitin e kaluar migrantët nga vendet më pak të zhvilluara i patën rritur dërgesat në shtëpi në gati 27 miliardë dollarë, megjithë krizën ekonomike. Këto dërgesa janë shumë më rezistente ndaj krizës sësa burimet e tjera të të ardhurave në vendet më të varfra në zhvillim, thekson Paunovic.

Logo UNCTAD
Logo UNCTAD

Para për familjen

Paratë e migrantëve dërgohen direkt tek familja, por ato kanë një rëndësi të madhe për të gjithë ekonominë e vendit, thekson Benjamin Schraven, eskpert për ndryshimet mjedisore dhe migracionin në Institutin gjerman për politikat e zhvillimit (DIE) në Bon. Paratë nuk jepen vetëm për plotësimin e nevojave të përditshme, por edhe për shëndetin, arsimin ose ndonjë firmë të familjes. Këto para krijojnë vende pune për të tjerët, për shembull nëse investohet për ndërtimin e një shtëpie.

Megjithatë dërgesat në shtëpi nuk janë vetëm të bekuara, thekson Schraven: Sepse ato çojnë drejt varësisë financiare jo vetëm të ekonomive shtëpiake por edhe të ekonomive shtetërore.

Investime në arsim

Edhe eksperti i UNCTAD-it Igor Paunovic shikon rrezikun që të rinjtë të financohen nga familjarët jashtë atdheut. Por në shumicën e rasteve paratë e migrantëve ndihmojnë familje të tëra nga varfëria. Ekspertët e UNCTAD-it dëshirojnë që të ketë përdorim direkt kombëtar të parave të migrantëve, për vendet më të varfra. Në raportin e LDC-së ata propozojnë që të krijohen të ashtuquajturat bono të diasporës, bono shtetërore që të drejtohen kryesisht tek migrantët. Në këtë mënyrë paratë nga jashtë mund të përdoren për investimet shtetërore në infrastrukturë dhe zhvillim.

Dërgesat jug- jug më të shtrenjtat

Paratë, thotë raporti i UNCTAD-it, mund të ndihmojnë ngritjen e sektorit bankar dhe financiar në atdhe, duke realizuar një nga kushtet për investime të mëtejshme. Edhe sektori i shërbimeve financiare mund të ulë kostot e larta për dërgesat e migrantëve. Sepse transferimi i e parave nga vendet në ekspansion ekonomik në vendet në zhvillim është i shtrenjtë, thotë Benjamin Schraven: "Banka Botërore ka bërë llogaritë. Dërgimi i 200 dollarëve nga Afrika e Jugut në Zambia kushton mesatarisht 45 dollarë."

Nga ky problem preken shumë njerëz, katër nga pesë migrantët nga vendet më të varfra të botës nuk punojnë në vendet e pasura të industrializuara, por në vendet në zhvillim dhe në vendet në ekspansion ekonomik.