1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Merkel Kommentar

2 Dhjetor 2011

Kancelarja gjermane Angela Merkel dhe presidenti i Francës Nicolas Sarkozy në fjalimet e të enjtes dhe të premtes kanë skicuar raundin e ardhshëm të shpëtimit të euros. E vështirë të kuptohen në to idetë e reja.

https://p.dw.com/p/13LUz
Bernd Riegert
Bernd RiegertFotografi: DW

Në deklaratën e saj para Bundestagut kancelarja mbeti e paqartë. Një goditje të prerë për zgjidhjen e krizës së borxheve në zonën e euros nuk do të ketë, por një diskutim të gjatë për ndryshimin e traktateve evropiane, bëri të ditur Angela Merkel. Ky nuk është sinjali, të cilin presin tregjet financiare. Edhe partneri i saj në shpëtimin e euros, Nicolas Sarkozy, mbeti relativisht i paqartë me fjalimin e tij në Toulon. Nevojitet një union stabiliteti me rregulla të forta, kjo është kredoja e dy politikanëve, që në shtypin francez shkrihen në "Merkozy". Bashkimi fiskal me një kontroll të buxheteve kombëtare është sigurisht mënyra e drejtë, për të luftuar shkaqet e krizës, shtimin e borxhit të shteteve. Por ndryshimet e marrëveshjeve nuk ndihmojnë shumë në krizën aktuale, e cila fsheh një rrezik për (implosion) e bashkimit monetar.

Po bëhet e qartë se qeveria gjermane është e gatshme që të tolerojë blerje të tjera masive të obligacioneve qeveritare nga Banka Qendrore Evropiane (BQE). Banka Qendrore Evropiane është në moment i vetmi institucion, që është në gjendje të ulë normat e interesit të shteteve në borxhe. Që prej kësaj jave ajo blen obligacionet, por me zgjerimin e sasisë së parave. Ajo krijon sasi parash, për të blerë obligacione italiane dhe spanjolle. Kjo do të cojë në fund të fundit në inflacion, në zhvlerësim të monedhës.

Kancelarja dhe presidenti francez nuk janë aq të sinqertë, sa ç'ishin ministrat e tyre të financave në fillim të kësaj jave. Ata pranuan se fondi financiar evropian i shpëtimit, EFSF, është shumë i vogël me mariftetet teknike për të rivendosur besimin te obligacionet qeveritare evropiane. Fondi Monetar Ndërkombëtar duhet përfshirë, sepse nuk ka ende një Fond Monetar Evropian. Unionin i Stabilitetit, që propozojnë tani Merkel dhe Sarkozi, ata mund ta kishin patur që para një viti. Komisioni Evropian pati propozuar të njëjtën gjë, që Merkel dhe Sarkozy e refuzuan.

Nëse vendet e tjera eurozonës, për të mos folur për të gjitha 27 vendet anëtare të BE, mund të binden për planin e fundit, është më shumë se e diskutueshme. Në të njëjtën kohë kriza në sektorin bankar dhe ngurrimi i bankave për dhënien e kredive po merr përmasa gjithnjë e më kërcënuese. Asnjë fjalë për këtë nga Merkel dhe Sarkozy. Gjithsesi kancelarja dhe presidenti francez janë të gatshëm për të marrë drejtimin dhe për ta provuar nga fillimi. Vetëm se ato, që ato duan të sugjerojnë, janë të pamjaftueshme. Vendimet e samitit të fundit në fund të tetorit kanë mbetur pak a shumë pa efekt, apo akoma nuk janë vënë në jetë. Për shkurtimin e borxhit për Greqinë vazhdon të negociohet ende me bankat. Rikapitalizimi i instituteve financiare do të zgjasë deri në verë. Zgjerimi i EFSF, fondit të shpëtimit, nuk ka pasur sukses. I ashtuquajturi mur mbrojtës kundër infektimit të vendeve të tjera të eurozonës nuk ekziton ende.

Merkel dhe Sarkozi shfrytëzojnë ende kohën. Vetëm kur menaxhimi financiar të jetë përqëndruar në një institucion qendror të BE, ose qeveri të biznesit, ata do të miratojnë kolektivizimin e borxhit. Kjo mund të zgjasë shumë muaj. Deri atëherë Banka Qendrore Evropiane do të duhet të vazhdojë të marrë bligacione qeveritare të papërshtatshme për shitje në tregun e lirë. Ky veprim mund të quhet edhe kolektivizim i borxhit, pasi për Bankën Qendrore Evropiane janë bashkarisht përgjegjëse të gjitha vendet e eurozonës. Vetëm që ta pranojë këtë kancelarja nuk do, sepse atëherë ata do të duhej të hiqte dorë nga një qendresë, gjë që nuk ka dashur ta bëjë kurrë.

Fjalimet e dy politikanëve më të rëndësishëm në eurozonë sollën pak gjëra të reja. Tani mbetet vetëm të shpresohet në takimin e tyre të krizës të hënën (05.12. 2011) në Paris. Nëse aty nuk paraqiten zgjidhje të reja, BE dhe ndërkombëtarisht humbet kredibilitetin, sepse e konsiderojnë të paaftë për të vepruar përballë një kërcënimi ekzistencial. Është koha që vendet e euros të deklarojnë se ata duan të mbrojnë me të gjitha mjetet monedhën e tyre, ose do të heqin dorë nga eksperimenti "bashkimi monetar". Është koha për një deklaratë të sinqertë për qytetarët e BE-së që ato të gjithë do të duhet të paguajnë për borxhin, që pasuritë e tyre gradualisht do të zhvlerësohen dhe shpenzimet do të rriten.

Autor: Bernd Riegert

Redaktoi: Angelina Verbica