1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Merkeli përsëri në zenit

Christoph Strack2 Janar 2015

Respekti për Angela Merkelin po shtohet vazhdimisht. Për revistën londineze "Times" ajo është "Personi i Vitit". Për revistën amerikane "Time" një prej njëqind njerëzve më me ndikim në botë.

https://p.dw.com/p/1EE2L
Fotografi: AFP/Getty Images/T. Charlier

Ajo është top femër. Pothuajse tradicionalisht Angela Merkel kryeson në anketime listën e politikanëve më të rëndësishëm gjermanë. Në partinë e saj ajo është aq e pakontestueshme sa herë pas here duket si monarke e CDU-së. Gjithnjë e më shpesh kancelarja vlerësohet edhe në nivel ndërkombëtar. Kohët e fundit, revista londineze "Times" e shpalli personin e vitit. Një nderim pikërisht nga Britania aq euroskeptike për kancelaren aq të përkushtuar për Evropën.

Viti 2014 e njohu kancelaren në politikën e brendshme përsëri si kryesuese të koalicionit të madh. Në skenën ndërkombëtare qe kriza shumë serioze dhe me faza dramatike në Ukrainë që e nxori Merkelin solli në një rol të ri. Asnjë drejtues tjetër i shteteve perëndimore, dhe asnjë zyrtar i lartë i BE-së nuk ka qenë dhe është në këtë çështje kaq shpesh në kontakt telefonik me presidentin rus Vladimir Putin, me presidentin e Ukrainës Petro Poroshenko dhe me presidentin amerikan Barak Obama. Shumë herë zëdhënësit e qeverisë kanë botuar disa rrjeshta të thatë për biseda të tilla telefonike, që me siguri nuk kanë qenë kurrë rutinë.

Që në disa mbledhje të nivelit të lartë - si p.sh. në mes të janarit në kryeqytetin e Kazakistanit Astana - bashkë me të ishte dhe presidenti francez, nuk e pakëson rëndësinë e kancelares dhe të ministrit të Jashtëm Frank-Walter Steinmeier, që është po aq i dedikuar sa ajo. Jo, evropiania Merkel ka me ndërgjegje në anën e saj partnerë të sprovuar. Në grupin e vendeve të industrializuara, G7, ajo është me rreth nëntë vjet në pushtet, më e vjetra në post. Dhe po ashtu edhe njëra që e njeh mënyrën ruse të të menduarit dhe shpirtin rus më mirë.

Dhe pikërisht për këtë e vë theksin tek një qëndrim i njësuar i evropianëve. Askush nuk e di ende se ku mund të çojë politikisht kriza në Ukrainë. Ndoshta në retrospektivë diplomacia e Merkelit për krizën e vitit 2014 është e barabartë me menaxhimin e ethshëm të krizës pas shpërthimit të krizës financiare gjashtë vjet më parë.

Në atë kohë ajo ishte për Gjermaninë e fortë financiarisht, tani ajo është për një Evropë të bashkuar. "Ajo është politikania më e shquar në Evropë," e argumenton "Times" shpalljen e saj si "Personaliteti i Vitit". Viti 2014 tregoi se Angel Merkel ka dhe për detyra apo pozicione në skenën ndërkombëtare, qoftë në Bruksel apo në Kombet e Bashkuara në Nju-Jork, vendosmërinë dhe integritetin e një diplomateje.

Po në skenën e brendshme? Një buxhet federal pa borxhe të reja, suksese në fushën e punësimit, ekonomia si motor - edhe këto flasin për aftësinë politike të Merkelit. E megjithatë, fjalët e një prej kolegëve të saj konservatorë, i cili para një viti ishte ministër në kabinetin e saj, bën të qartë se në radhët e CDU/CSU-së ka një pakënaqësi të zbehtë.

Politikani i CSU-së Hans-Peter Friedrich, i cili humbi postin si ministër i Bujqësisë në muajin shkurt për shkak të çështjes Edathy, mbeti shpejt vetëm me kritikën e tij, që Merkeli duhet të tregojë më shumë profil në politikën ekonomike dhe në çështjet konservative. Kjo kritikë është e pamundur, se në kongresin e CDU-së në fillim të dhjetor në Këln pjesëmarrësit e duartrokitë rreth dhjetë minuta me radhë kryetaren e partisë Merkel, sikurse ajo mori dhe një inkurajim të fortë pak ditë më vonë në kongresin e partisë CSU. Duartrokitje rekord.

Megjithatë është aq e qartë se bashkimi CDU/CSU po dobësohet në gjerësinë e politikës gjermane. Jo në qeverinë federale, por në landet dhe në qytetet e mëdha. Dhe për këtë, dikur drejtuesja e partisë do të duhet të marrë përgjegjësinë. Viti 2015 është vit tranzicioni. Por në vitin 2016 fillon një maratonë zgjedhore: zgjedhjet në pesë lande, fillimisht në Rheinland-Pfalz dhe Baden-Württemberg, dhe pak para zgjedhjeve federale zgjedhje dhe në tre lande të tjera. Në zgjedhjet në lande merret vendimi paraprak për formën e ardhshëm të pushtetit të CDU-së të Angela Merkelit. Për këtë janë të vetëdijshëm edhe duartrokitësit në kongreset e partive. Ata i kanë shpresat te Merkeli. Megjithatë edhe një "politikane e shquar e Evropës" ka nevojë fillimisht për mbështetjen e bazës së partisë së saj.