Merkel: "T'i lemë pas mosmarrëveshjet."
3 Tetor 2009Në kryeqytetin e landit të Zarës, Zarbryken, po festohet 20 vjetori i ribashkimit të Gjermanisë. Në ceremoninë qendrore festive, kancelarja kristiandemokrate, Angela Merkel duke mbajtur një fjalim në sallën e kongreseve u ndal në problemin aktual të krizës ekonomike dhe financiare duke u bërë thirrje qytetarëve për solidaritet dhe përgjegjshmëri:
"Ne duhet t' i lemë pas të gjitha grindjet."
Sipas kancelares qytetarët, partitë, sindikatat, kishat dhe shoqatat duhet të jenë në unanimitet:
"Ne kemi nevojë për lëvizje të vazhdueshme produktive, ashtu siç i përjetuam ato në vitin 1989.", theksoi Merkel.
Bashkimi, që u mundësua nga guximi i mijëra gjermanëve, tregoi, se çfarë force ka populli. Kancelarja bëri thirrje për të vepruar gjithmonë me përgjegjësi.
"Përballimi i krizës ndërkombëtare financiare është ndoshta për ne në Gjermani sfida më e madhe e përbashkët e gjermano-lindorëve dhe e gjermano-perëndimorëve. Për këtë s' ka libra mësimi, për këtë nuk është shkruar asgjë, por kjo është sërish një rrugë në hapësirë, një kohë e re, në të cilën ne duhet të shfrytëzojmë shanset nga kriza. Kësaj mund t'ia arrijmë nëse i lemë pas mosmarrëveshjet."
Autori: ZDF/Vilma Filaj-Ballvora
Redaktoi: Mimoza Cika-Kelmendi