1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Merkel pret Medvedjevin

Katër javë mbas betimit të tij si president i Rusisë, Dmitrij Medvedjev bën vizitën e tij të parë në Berlin. Krahas temave bilaterale, dhe marrëdhëniet BE-Rusi, Merkel do të flasë me presidendin e ri rus edhe për Kosovën

Kancelarja Merkel pret në Berlin presidentin rus Medvedjev

Kancelarja Merkel pret në Berlin presidentin rus Medvedjev

"Ne do të bisedojmë presidentin rus edhe për tema ndërkombëtare, për të cilat kemi mendime të ndryshme, siç është Kosova dhe e ardhmja e Serbisë, pat anoncuar kancelarja gjermane, Angela Merkel, qysh të shtunën, në videoklipin e saj të përjavshëm drejtuar qytetarëve, dhe menjëherë pas kësaj nëpër të përditshmet gjermane filluan të qarkullonin pyetjet: A do të vazhdojë të bllokojë presidenti i ri Rusisë problemin e Kosovës? shkruan "Die Welt" me një nuancë shprese, ndërsa "Frankfurter Allgemeine Zeitung" në pyetjen e saj se "A dëshiron Moska me të vërtetë një partneritet?" lëshon një ton më mosbesues.

Fakt është që vizita e Medvedjevit në Gjermani është e para e tij zyrtare në perëndim. Dhjetë ditë më parë ai kishte qenë në Kinë dhe Kazakistan. Fakt është që Gjermania është porta më e afërt e Rusisë me Bashkimin Evropian. Për këtë mes të tjerash flet fakti, që Gjermania është partnerja më e madhe tregtare e Rusisë. E megjithatë, në momente kyçe për Gjermaninë, siç ka qenë zgjidhja e statusit të Kosovës, Rusia, e përfaqësuar nga presidenti i mëparshëm, Vladimir Putin, ka mbajtur gjithmonë një qendrim kundër. Dhe ky qendrim nuk ka ndryshuar as tani, një muaj mbas ardhjes në pushtet të presidentit të ri.

Në kohën kur kancelarja gjermane Angela Merkel, ministri i jashtëm Frank Valter Shtajnmajer (Walter Steinmeier), dhe presidenti i gjermanisë Horst Këler (Koehler) do të presin njëri pas tjetrit mysafirin nga Moska, parlamenti gjerman (Bundestag) do të vendosë për zgjatjen e mandatit të ushtrisë gjermane në Kosovë. Ky vendim, miratimi i të cilit është ende i sigurtë, gjithsesi është bërë më i vështirë këtë vit, edhe duke u nisur nga problemet aktuale mes EULEX-it dhe UNMIK-ut. Prandaj edhe një zbutje e qendrimit rus për Kosovën do të duhej të ishte shumë e mirëseardhur tek kancelarja dhe ministri i jashtëm.

  • Data 05.06.2008
  • Autor Anila Shuka
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/EDku
  • Data 05.06.2008
  • Autor Anila Shuka
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/EDku