1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Merkel premton unitet

Kancelarja Angela Merkel foli në fjalimin e saj për Vitin e Ri 2016 më së shumti për refugjatët. Refugjatëve duhet t'u hapen mundësi për integrim. Por Merkel përmendi edhe Kampionatin Evropian të futbollit.

Angela Merkel

Angela Merkel

Gjermania edhe në vitin 2016 angazhohet për një gjë: "Unitet dhe bashkëveprim". Ky është qëndrimi i kancelares Angela Merkel, në fjalën e saj për Vitin e Ri, kur bëhet fjalë për krizën e refugjatëve. Fjalë për fjalë do të thotë: "Ne nuk mund të lejojmë të ndahemi sipas përkatësisë së gjeneratave, gjendjes sociale apo banorëve të vjetër dhe bashkëqytetarëve të ri". Ky është një obligim i madh, që kaq shumë njerëzve sot t'u ofrojmë një shans që nesër të integrohen, "sepse ne kemi dëshmuar një angazhim të mrekullueshëm qytetar dhe një koncept të gjërë të masave politike".

Njerëzit nuk duhet të shkojnë pas atyre që "me ftohtësi e madje edhe me urrejtje ndaj të tjerëve përpiqen ta reklamojnë veten", kërkon Merkel. Por pa e përmendur me emër lëvizjen Pegida.

Gjermanët duhet të jenë të bindur në vetvete dhe të lirë, të tregojnë ndjenjat njerëzore dhe të dëshmojnë një frymë të hapur. Tek integrimi duhet të mësohet nga gabimet e të kaluarës. "Vlerat tona, traditat tona dhe kuptimi i drejtësisë, gjuha jonë, ligjet tona dhe rregullat tona" vlejnë për "secilin që do të jetojë këtu". Nga migrimi i suksesshëm vendi ka përfituar gjithmonë - si në aspektin ekonomik ashtu edhe shoqëror, thekson kancelarja. Merkel kështu bën të qartë se llogarit me mundësinë e mbetjes së një pjese të madhe të refugjatëve në Gjermani dhe jo me kthimin e tyre në vendet prej nga kanë ardhur. Njëkohësisht theksohet në këtë fjalim se duhet të punohet për mbrojtjen e kufijëve të jashtëm të BE, për luftimin e migrimit ilegal dhe luftimin e shkaqeve që kanë shkaktuar këtë valë të refugjatëve, në mënyrë që numri i refugjatëve të zvoglohet.

Merkel: "Ne do t'ia dalim"

Pjesa më e madhe në fjalën e saj i kushtohet refugjatëve. Mekrel falënderon "gatishmërinë e jashtëzakonshme për ndihmë spontane dhe vullnetare", të njerëzve në Gjermani. Nuk është fare e diskutueshme se "do të kemi nevojë për të bërë edhe shumë gjëra të tjera", do të kërkohet kohë, fuqi dhe para.

Në fund kancelarja përsërit qëndrimin e saj: "Ne do t'ia dalim, sepse Gjermania është një vend i fuqishëm." Kancelarja falënderon nga zemra edhe ushtaret dhe ushtarët e Bundeswehrit, të cilët janë përfshirë në luftën kundër terrorit të IS dhe të cilët "me trupin dhe jetën e tyre angazhohen për vlerat, sigurinë dhe lirinë tonë".

Sfidat e përmendura në fjalimin e Vitit 2015, si revolucioni digjital dhe mbrojtja e klimës, nuk janë përmendur fare kësaj radhe. Nuk është përmendur as kriza e euros. Por kancelarja Merkel, si tifoze e kombëtares gjermane në futboll, përmendi Kampionatin Evropian, i cili do të mbahet në Francë, ku "Kampionët tanë botëror duan të fitojnë edhe titullin e kampionit evropian".