1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Merkel: Ne jemi më të fortë se terrorizmi

Kancelarja gjermane, Angela Merkel u bën thirrje njerëzve në Gjermani ta fillojnë me optimizëm vitin e ri dhe t’i dalin ballë terrorit. Për vitin 2017 ajo bën të ditur masa të reja sigurie.

Në fjalimin e Vitit të Ri të kancelares gjermane, Angela Merkel bëhet fjalë për një „vit të sprovave të mëdha" që lanë pas gjermanët. Terrorizmi islamist ka qenë këtu „pa dyshim" „sprova më e vështirë". Atentatorët goditën disa herë: Në Vyrcburg, Ansbah dhe në mesin e dhjetorit në Berlin.

12 vetë humbën jetën në tregun e krishtlindjeve pranë Kishës së Kujtimit në Berlin, kur tuniziani, Anis Amri u fut me një kamion në turmën e njerëzve. 23 vjeçari kishte ardhur si refugjat në Gjermani. Prandaj është „veçanërisht e hidhur dhe tejet e shëmtuar", sipas kancelares, që sulmet terroriste të kryhen nga ata njerëz, „të cilët kanë kërkuar mbrojtje në vendin tonë."  Me këtë „përçmohet" gatishmëria për ndihmë e gjermanëve, por edhe e atyre që „vërtet duan ndihmën tonë dhe e meritojnë atë".

Besim dhe vendosmëri

Si edhe më parë mbetet pikëllimi për viktimat dhe të plagosurit. Kjo ndjehet edhe në fjalimin e kancelares për Vitin e Ri. Por në pikun e kësaj zie, ajo gjen edhe besimin, thotë kancelarja. „Tek një vendosmëri e patundur, që botës së urrejtjes të terroristëve t'i kundërvëmë humanizmin dhe unitetin tonë". Në fjalimin e Vitit të Ri, kancelarja Merkel e kryetarja e partisë konservatore, CDU konfirmon në thelb politikën e saj ndaj refugjatëve edhe për vitin e ardhshëm. „Si shembull me pamjet e Alepos së bombarduar para syve, ne mund të themi, se sa e rëndësishme dhe e drejtë ishte, që vendi ynë, edhe vitin e kaluar u ka ndihmuar atyre që vërtet kanë pasur nevojë për ndihmën tonë për të gjetur vend këtu dhe për t'u integruar."

Deutschland Berlin - Bürger und Flüchtlinge Gedenken der Opfer (Getty Images/S. Gallup)

Qytetarët kujtojnë viktimat e sulmit në tregun e krishtlindjeve, dhjetor 2016

Për kancelaren, terroristët janë thjesht „vrasës të mbushur me urrejtje". Shteti ligjor dhe demokracia janë modeli i kundërt. „Vlerat tonë do të jenë më të forta se terrorizmi". Edhe shteti do t'i dalë ballë terrorit dhe do të garantojë për qytetarët "siguri në liri”. "Në vitin 2017, ne si qeveri do të ndërmarrim dhe do t'i zbatojmë shpejt masat e nevojshme, e do të bëjmë aty ku duhet ndryshime politike apo ligjore”, bëri të ditur Merkel në fjalimin e saj.

T'i shërbejmë demokracisë dhe qytetarëve

Për vitin e ardhshëm, kancelarja gjermane dëshiron më shumë unitet dhe forcim të demokracisë. Shumë vetë do ta lidhin vitin 2016 me një ndjesi se bota ka dalë nga binarët. Arritje epokale si BE dhe demokracia parlamentare vihen në dyshim, sepse ato me gjasë nuk tregojnë vëmendje për interesat e qytetarëve. Komenti i kancelares gjermane për këtë: "Çfarë përfytyrimesh të shtrembëruara”. Po, Europa është e ngadaltë dhe ecën me vështirësi. Por: "Ne gjermanët nuk duhet të lejojmë të na gënjejnë duke na thënë se lumturia jonë në të ardhmen qëndron tek veprimet e veçuara kombëtare.”

Në shtatorin e vitit 2017 zgjidhet edhe Bundestagu i ri. Edhe këtë temë e prek në fjalimin e saj, kancelarja Merkel. Demokracia parlamentare e kërkon „kontestimin dhe të drejtën e fjalës për të gjithë". Por kjo duhet bërë gjithmonë në paqe dhe respekt të plotë. „Unë do të angazhohem për debat politik, në të cilin ne mund të grindemi me pasion për shumë tema, por gjithmonë si demokratë, që asnjëherë nuk harrojnë se është nder t'i shërbesh demokracisë sonë, dhe me këtë edhe njerëzve."