1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Merkel kundër statusit të vendit kandidat në BE për Shqipërinë

(vfb) dpa/reuter18 Dhjetor 2013

Në deklaratën e parë qeveritare, kancelarja e Gjermanisë Angela Merkel, duke u prononcuar për politikën evropiane, shprehu rezerva lidhur me procesin e hapjes së negociatave të antarësimit mes BE-së dhe Shqipërisë.

https://p.dw.com/p/1AbvB
Fotografi: John Macdougall/AFP/Getty Images

Shqipëria, sipas mendimit të kancelares Angela Merkel ende nuk mund të shpresojë për bisedimet e antarësimit në BE. Fillimisht duhet të vendosen ligje të mëtejshme për reformat, tha kryetarja e partisë kristiandemokrate (CDU) në deklaratën qeveritare në Berlin. Samiti i BE-së të enjten dhe të premten (19. - 20.12) do ta shqyrtojë këtë çështje. Gjermania dhe BE-ja do të vazhdojnë ta mbështesin qeverinë në Tiranë në përpjekjet e saj për reformat, veçanërisht në luftën kundër korrupsionit.

Nga ana tjetër Merkel, ashtu si edhe Komisioni i BE-së më parë, vlerësoi përparimet e dukshme të Serbisë në procesin e afrimit me standardet e BE-së. Eshtë e rëndësishme, që në janar të mund të zhvillohet një konferencë e parë me Serbinë për bisedimet e antarësimit, tha Merkel. Me një hap të tillë do të vlerësohen reformat në ish-republikën jugosllave si dhe përmirësimi i marrëdhënieve me Kosovën. Procesi i antarësimit në vetvete do të kërkojë vite.

Një ditë më parë edhe ministrat për Evropën të 28 vendeve anëtar të BE-së rekomanduan në Bruksel shtyrjen e procesit për hapjen e negociatave me Shqipërinë. Për këtë do të vendoset në samitin e BE-së në qershor të vitit të ardhshëm. Komisioneri Stefan Fyle tha: "Unë kam shumë besim se ne jemi në rrugën e duhur për takimin në qershor."