1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Merkel kritike ndaj shtetit palestinez

Pas marrëveshjes me Hamasin presidenti palestinez Mahmud Abas kërkoi gjatë një takimi me kancelaren Merkel mbështetje për një zgjidhje me dy shtete. Por qëndrimi i kancelares ishte i rezervuar.

default

Merkel dhe Abas

Nga Kajroja, ku nënshkroi marrëveshjen me Hamasin radikal islamik, presidenti palestinez Mahmud Abas qëndroi në Berlin, ku u takua me kancelaren Merkel.

Kancelarja Angela Merkel u bëri thirrje izraelitëve dhe palestinezëve për negociata të reja paqeje. Koha nuk pret, tha Merkel pas një takimi me presidentin palestinez Mahmud Abbas në Berlin. Kancelarja bëri sërish të qartë, se qeveria gjermane është për një zgjidhje me dy shtete, për të cilën duhet të arrihet pajtim me rrugën e bisedimeve.

"Ne e duam një zgjidhje me dy shtete, për këtë duhet të punohet, por ne nuk besojmë se në këtë drejtim ndihmojnë hapat e njëanshëm." - theksoi Merkel.

Sikurse pritej znj. Merkel i bëri në këtë mënyrë të qartë Abasit se nga Gjermania nuk do ketë mbështetje për planin e tij, që në shtator në Kombet e Bashkuara të arrihet njohja e një shteti të pavarur palestinez, pa miratimin e mëparshëm prej Izraelit. Por në këtë pikë BE nuk është e një mendjeje.

Abas theksoi se marrëveshja e pajtimit të nënshkruar në Kajro midis organizatës së moderuar palestineze Fatah, të cilës i përket Abasi, dhe Hamasit radikal islamik do të ndikojë pozitivisht në bisedimet e paqes. Sipas presidentit palestinez Mahmud Abas "Pajtimi i grupeve palestineze do ta forcojë procesin e paqes dhe do ta çojë përpara zgjidhjen me dy shtete."

Por edhe pse palestinezët aktualisht demonstrojnë harmoni kancelarja Merkel e gjykoi me nota të përmbajtura marrëveshjen e pajtimit të nënshkruar nga Fatahu dhe Hamasi. Duke pasur parasysh Hamasin Merkel tha, se njohja e së drejtës së ekzistencës së Izraelit dhe heqja dorë prej veprimeve të dhunshme janë të domosdoshme. Gjermania, theksoi Merkel, është e gatshme të ndihmojë edhe më tej në rast se do të arrihet një marrëveshje me Izraelin.

Autor: Axel John
Redaktor: Bahri Cani