180611 D Migranten Integration
18 Qershor 2011Njerëzit me prejardhje të huaj që kanë ardhur në Gjermani duhet të kenë shanse të barabarta dhe mundësi të njëjta zhvillimi si fëmijët nga familjet me prejardhje gjermane", u shpreh kancelarja gjermane Angela Merkel, në mesazhin e saj video.
Integrimi mjet ndihme kundër dhunës
Kancelarja Merkel e vlerësoi integrimin edhe si mjet për parandalimin e dhunës. "Plani i integrimit, të cilin e ka hartuar qeveria dhe që do ta zbatojmë së bashku me landet dhe komunat, do ta kthejë këtë plan në të ardhmen në një plan konkret aksioni. Unë do të flas me ministrat se cilat masa ne mund t'i bëjmë më mirë dhe si ne mund t'i harmonizojmë veprimet tona mes federatës, landeve dhe komunave që të garantojmë në mënyrë efektive sigurinë në të gjitha fushat publike dhe në të njëjtën kohë, të promovojmë integrimin e migranteve dhe migrantëve që jetojnë me ne. Sepse ne kemi nevojë për çdo të ri në vendin tonë dhe ne duam që ata të cilët kanë ardhur tek ne me një sfond të huaj, të kenë shanse të njëjta për jetën dhe mundësi të njëjta zhvillimi sikurse fëmijët nga familjet me sfond gjerman. Por për të siguruar këtë duhet: tolerancë zero ndaj dhunës, që ne të arrijmë një integrim më të mirë në vendin tonë", u shpreh kancelarja gjermane.
Autor: Mimoza Cika-Kelmendi (dpa/rtr)
Redaktoi: E.Xhani