Merkel dhe Rice: Njohja i bie ndesh së drejtës ndërkombëtare
26 Gusht 2008Me gjithë paralajmërimet e Perëndimit Rusia i njohu provincat gjeorgjiane të Osetisë Jugore dhe të Abkazisë.
Kancelarja gjermane Angela Merkel e ka cilësuar njohjen e Osetisë Jugore dhe të Abkazisë nga presidenti rus Dmitri Medvedev si në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare dhe "absolutisht të papranueshme". "Mendoj, se i gjithë Bashkimi Evropian do të shprehet në të njëjtën mënyrë", tha ajo gjatë një fjalimi në kryeqytetin estonez Talin.
Ministrja e jashtme amerikane Condoleezza Rice bëri fjalë për një vendim të Rusisë për të ardhur keq:
"Synimi i Rusisë për të njohur dy rajone që kanë qenë në konflikt dhe i përkasin ndërkombëtarisht qartë në shumë rezoluta të Kombeve të Bashkuara kufijve të Gjeorgjisë është për të ardhur keq. Kuptohet, kjo e vë Rusinë në kundërshtim me një sërë rezolutash të OKB-së, pjesë e të cilave ajo është si anëtare e përhershme e Këshillit të Sigurimit, si anëtare e OKB-së, dhe më e tmerrshmja, si anëtare e P5-ës."